22 Nisan 2016 Cuma

Nëse dera është e mbylluar provo hyrjet e tjera



0
Gjatë jetës njerëzit vrapojnë drejt derës kryesore. Gjithmonë synojmë të kapshmen dhe rrugën e drejtë e lineare duke u shtyrë drejtë turmës. Shpesh herë ka dhe hyrje të tjera nëse kërkon me vëmendje.
Në shkollë të mesme e urreja fizikën. I thash profesorit se po mësoja këtë gjënë e re që quhej HTML dhe se kisha filluar të ndërtoja ëebfaqe të thjeshta. Kështu pasi i tregova këtë fakt fitova biletën për t’ja mbathur nga orët e mërzitshme të fizikës në këmbim të ndërtimit të një faqe për departamentin.  Dhe si për rastësi mu desh një semestër i tërë për ta përfunduar punën time.
Në universitet kisha një lënd “Produket dizajni” dhe ishte shumë e lodhshme të dërgoje modele një herë në javë për workshop-e. Ndërkohë në mesin e profesorëve isha bërë i famshëm si çuni  Adobe-s. Kështu më caktuan si ndihmës të studentëve të tjerë me software-ët dhe shumë shpejt pata dhe unë ndihmësin tim për të bërë modele për workshop-in.
Kohë më vonë, në një seminar plotë me njerës që doja t’i njihja dukej si e pamundur që t’i takoja të gjithë. Aq më tepër që të kisha dhe kohë që të bisedoja dhe t’u lija përshtypje të mirë. Atëherë mendova të merresha vetë me ftesat për aktivitetin dhe në fund të faqes vura foton time. Ndërkohë që shëtisja nëpër sallë me dhjetra  njerëz më afroheshin duke mu prezantuar sepse më kishin si “fytyrë të parë” nga diku.
Një herë tjetër në Dubai me ditë të tëra po kërkoja të kontaktoja me një person për çështje pune. I çoja e-mail-e por pa përgjigje. Zbulova se ku e pinte kafe dhe i dërgova pijen e tij të preferuar bashkë me një kartëvizitë. Të nesërmen më dërgon e-mail. Adresa ku unë i kisha shkruar kishte qenë e gabuar.
Mos nxitoni pas derës kryesore! Gjeni hyrje të tjera!

Përse unë e vendos karrierën e gruas sime në plan të parë?


0
Shkrimi i mëposhtëm është një qasje ndryshe nga një baba pedagog i cili ka vendosur që të kujdeset për fëmijët e tij duke marrë përsipër rolin e prindërit udhëheqës. Gjatë shkrimit do të përmendet shpesh ky term por duhet patur kujdes mos të keqinterpretohet dhe mos paragjykohet si term apo si fenomen. Rasti në fjalë mund të jetë një rast i rrallë apo i zakonshëm. Mesazhi që transmetohet nëpërmjet këtij shkrimi është se në bazë të profesionit apo natyrës së njeriut, çifti mund të zgjedhë vetë se cili prej të dyve dëshiron të marrë përsipër rolin e prindërit udhëheqës pavarsisht paragjykimeve shoqërore. Mesazhi mund të lexohet si shkrim tipik pro feminist apo pro antivlerave të shumta që përcillen përmes trumbetimit për barazi gjinore, përkundrazi është një kritikë ironike ndaj këtyre thirrjeve të kota dhe që thellë janë dhe në kundërshtim me parimet e fesë islame. Për më tepër …
Lexim të këndshëm!!!
Andrew Moravcsik
“Mirëqenia e fëmijëve. statusi i gruas dhe lumturia e burrit varen nga marrja përsipër nga ana e babait rolin e prindërit udhëheqës
Qëndrimi im ndaj bashkshortes time ndryshon nga qëndrimi që ka pasur im atë ndaj nënës time. Nuk kam pasur dyshuar ndonjëherë se prespektivat e saj do të ishin baraz me të miat. Por as ajo.
E morëm parasysh të dy që në fillim që në lidhje me rritjen e fëmijëve do të merreshim të dy, pavarsisht detyrave dhe angazhimeve profesionale dhe duke e bërë me turne rolin eprindërit udhëheqës.
Në fillim kjo po funksiononte falë përkrahjeve sociale për punëtorët prindër.  Universitetet ku ne kemi kaluar pjesën më të madhe të karrierës tonë (Harvard dhe Princeton), me politika skandinave pro-prindër që ç’do amerikan do t’i ëndërronte,  na mundësuan leje pune për mua dhe gruan time, orare pune sipas zgjedhjes tonë, pushime të majme dhe siguri pune me kontrata afatgjata. Me rrogat tona mund t’ja lejonim vetes edhe një dado kur fëmijët ishin në shtëpi dhe një pastruese kur ata nuk ishin.
Pasi mbaruam lejet e punës, unë ju riktheva punës time. Planifikova ta shtoja orarin e punës. Si prindër me turne unë dhe gruaja ime arrinim të ndihmonim njëri-tjetrin me afatet e dorëzimit të punës si dhe me udhëtime pune. Teksa fëmijët tanë rriteshin edhe ne rriteshim profesionalisht dhe prindërimi 50 me 50 nuk ishte më vetëm diçka e dëshiruar por edhe e mundshme.
Kjo funksionoi për sa kohë fëmijët tanë ishin të vegjël, por me rritjen e tyre filluam të hasnim në pengesa që familjarët me karrierë mund t’i dinë mirë. Kjo për arsye se përgjegjëësitë e njërit prind janë njësoj me përgjegjësitë e tjetrit. Por as punët nuk janë të njëjta. Puna e gruas sime ofronte më shumë prespektiva për arsye se ajo u bë pjesë e administratës që në fillim. Gjithashtu, ajo pranoi dhe oferta pune leadership-i. Dhe siç të gjithë e dimë, punët më intensive sjellin akoma më shumë punë.
Por të kujdesesh për një bebe nuk kërkon shumë mundim, madje e konsideronim si një pushim kur ktheheshim nga puna. Ndërsa të kujdesesh për një adoleshent është rraskapitëse. Aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore janë të domosdoshme dhe shumica e fëmijëve “dalin binarësh”. Si djali ynë i madh: linte detyrat e shtëpisë, të ndërpriste orët e mësimit dhe të ngelte. Brenda një viti e përzunë nga shkolla dhe u kap nga policia. Pas disa vitesh dhe djali i vogël hyri në pubertet me më pak spektakël, por gjithsesi kishte nevojë për përkujdesje prindërore.
Kur përballen me të tilla realitete, çiftet në karrierë arrijnë në përfundimin se patjetër njëri nga prindërit duhet të marrë rolin e prindërit udhëheqës . Që të sqarohem mirë: gruaja ime është e përfshirë në mënyrë aktive në edukimin e fëmijëve: ajo shkon në mbledhjet e prindërove, dhe me përgatitjet për shkollë apo aktivitete jashtëshkollore. Madje ajo hoqi dorë dhe nga detyra qeveritare për të qenë më e pranishme gjat adoleshencës “rock n’roll” të djalit tonë të madh.
Të jesh prindër udhëheqës do të thotë të jesh në gatishmëri në jetën e përditshme. Do të thotë t’i çosh në shkollë dhe ti marrësh, t’i detyrosh të shkojnë të flenë, të kontrollosh përdorimin e tyre të TV dhe kompjuterit, të kontrollosh detyrat e tyre, t’i shoqërosh nëpër aktivitete jashtëshkollore. Do të thotë të jesh i pari në listën e numrave të emergjencës dhe i pari që lë çdo gjë për të mbërritur në vendngjarje. Dhe nuk janë detyra të vështira. Unë e mora përsipër këtë rol përshkak të natyrës së punës time.
Sipas një studimi, 50 për qind e femrave të martuara apo që bashkëjetojnë kujdesen më shumë për fëmijët se sa bashkëshortët e tyre dhe vetëm 5 për qind e burrave kujdesen më shumë se sa gratë (ndërsa pjesa tjetër kujdesen në mënyrë të barabartë).  Mirëpo ky disparitet është shkatërrues i karrierës së femrës. Sipas të njëjtit studim, pavarsisht se janë më të mirat në nota në fakultet, vetëm 21 për qind e tyre bëhen kirurge, 20 për qind bashkëpuntorë në firm ligjore dhe 9 për qind menaxhere me aksione të barabarta.
Një studim i Shkollës së Biznesit tregon se shumica e të diplomuarave femra (dy e treta) marrin përsipër përgjegjësinë më të madhe të përkujdesjes ndaj fëmijëve ndërsa pjesa tjetër zgjedhin mos të kenë fëmijë.  Sipas institutit të kërkimeve Ëharton kohëve të fundit shumica e çifteve në karrierë heqin dorë totalisht për t’u kujdesur për fëmijët e tyre duke ua lënë në dorë këtë prindërve të tyre, kujdestareve dado apo duke i dërguar nëpër institute edukuese.
Nuk nevojitet vetëm “ndihmë” por duhet që burri të marrë përsipër rolin e prindërit udhëheqës.
Kërkimet e fundit dëshmojnë se pavarsisht se burrat dëshirojnë një martesë me të drejta të barabarta kur vjen puna për të pasur fëmijë vetë përkrahjet sociale pas lindjes të detyrojnë t’i kthehesh rregullave të vjetra tradicionale.  Por edhe nëse përkrahjet sociale janë në rregull gjithsesi një mashkull përballet me pengesa psikologjike, sociale dhe kulturore. Në të shumtën e rasteve, sipas studimeve, meshkujt preferojnë të mos i shfrytëzojnë lejet e lindjes dedikuar baballarëve. Vetë ideja e të qenit prindër udhëheqës i vë njerëzit në siklet psikologjikisht dhe shpesherë kjo gjë fiksohet në subkoshiencë.
Sipas një sondazhi 42 preferojnë sistemin familjar ku babai punon punë të plotë dhe nëna part-time. Gati gjysma preferojnë që nëna most ë punojë fare. Vetëm 8 përqind besojnë se është më mirë kur babai punon part-time ose honorare dhe kujdeset për fëmijët.
2/3 e amerikanëve mendojnë se një burrë duhet të jetë në gjëndje të mbajë familjen ndërsa një e treta thonë se një grua mund të bëjë të njëjtën gjë.
Pengesat kulturore varen dhe nga mosha e fëmijës dhe e babait gjithashtu. Një mashkull rreth të 20-tave dhe të 30-tave i cili kujdeset për një të porsalindur shihet si diçka shumë e këndshme, madje e mrekullueshme (kini parasysh këtu ato reklamat e Samsungut me Dax Shepard dhe Kristen Bell).
Por kur bëhet fjalë për një baba të moshës 40-50 i cili e limiton punën e tij për t’u përkujdesur për një adoleshent shihet si diçka e dyshimtë.
Rrjeti i prindërve (pra njërëzit përreth që mund të kontribuojnë në përkujdesjen ndaj fëmijëve, si gjyshërit, të afërm, miqtë, komshinjtë etj.) janë shumë të rëndësishëm për arsye se ata kontribuojnë  jo vetëm me kohën e tyre por dhe me sygjerime dhe informacione të ndryshme, sidomos për baballarët pa eksperiencë.
Në disa raste, roli i prindërit udhëheqës mund të çojë në kriza personale ose në situata të pakëndshme. Ndonjëherë meshkujve u krijohet përshtypja sikur “nuk po bëjnë asgjë të hajrit”, pra as punën dhe as edukimin e fëmijëve. Por kjo është shumë normale sepse me vite jemi rritur me libra dhe stereotype të femrave nëna në karrierë. Kjo është thjeshtë një mashtrim sepse nëse një grua mundet, atëherë dhe një mashkull mundet gjithashtu. Në disa raste mund të dalë situata prej duarsh dhe kjo është ajo çfarë i shqetëson meshkujt më së shumti, pasi janë mësuar sidomos nga nënat e tyre se të bërtasësh apo të humbësh kontrollin është mungesë burrërie. Por nëse nuk e ke atë ndjenjën që gjërat po dalin jashtëkontrollit atëherë nuk je në pozitën e një prindi udhëheqës por ti thjeshtë po ndihmon. Të gjithë promovojnë barazinë gjinore por janë vetë po ata të parët që në praktikë e kundërshtojnë. Kur u flet për rolin e babait si prind udhëheqës shumë meshkuj e kundërshtojnë atë dhe pyesin se çfarë përfitojnë nga kjo.
Epo .. përgjigja është: shumë.
E para: mundëson një martesë të lumtur. Jam i angazhuar me shumë pasion ndaj punës kërkimore dhe mësimdhënies dhe e vlerësoj suksesin profesional. Por, gruaja ime është më  konkuruese se unë. Arritjet e saj më bëjnë të ndihem krenar. Balanca që kemi ndërtuar na bën më të lumtur si çift.
E dyta, prindi udhëheqës ka diçka të veçantë që t’u ofrojë fëmijëve të vet. Unë besoj se im bir ka përfituar nga përkudesja ime në shtëpi, jo thjeshtë sepse ka pasur nevojë për dike ndërkohë që nëna e tij nuk ishte. Një ish-koleg i imi nga Harvardi argumenton se burrat janë biologjikisht të papërshtatshëm për t’u kujdesur për fëmijët,  por mendoj se është e kundërta. Sipas eksperiencës sime, baballarët kanë tendencën të kenë një qasje praktike, të projektuar dhe të disiplinuar, por edhe zbavitesë e plot dashuri. Një qasje e cila në rastin tim është më se e vërtetë.
Arsyeja e tretë dhe më thelbësore  pse një burrë duhet të përqafojë një shpërndarje të barabartë dhe të hapur të punës në familje është se me këtë mund të adoptojë një jetë më ndryshe dhe më të plotë. Sondazhet tregojnë se burrat ndiejnë një konflikt midis punës dhe familjes po aq sa edhe gratë (në disa raste edhe më shumë). Të dyja gjinitë janë pjesë e të njejtit sistem, i cili ka përkufizuar një rol njëdimensional për secilin. Duke bërë rolin e prindit udhëheqës, një burrë mund të ketë atë që nënat e kanë pasur prej kohësh; një marrëdhënie shumë e afërt me fëmijët.
Pavarësisht disa ditëve shumë të lodhshme, kurrë nuk do të hiqja dorë nga të qënit “Njëshi” – siç e quan gazetarja Katrin Bennhold – prindi te i cili mund të mbështeten për ndihmë për rolin e parë në skenë, prindi i cili ndan me fëmijën e tij shqetësimet e para të një kompozimi muzikor, prindi të cilin fëmijët e tij e thërrasin kur kanë nëvojë për ngushëllim në mes të natës. Kur fëmijët  e mij më shohin në këtë mënyrë, ndiej një krenari e cila është sipas mendimit tim më e madhe se çdo krenari tjetër që kam ndier profesionalisht.
Të qënit prind udhëheqës nuk është thjeshtë një kënaqësi në vetvete; ajo të bën të zbulosh edhe aftësinë e përkujdesjes dhe afërsisë, e cila mund të zgjasë gjithë jetën. Ndoshta avantazhet e femrave në këtë aspekt mund të ndihmojnë për të shpejguar pse gratë zakonisht jetojnë më shumë se burrat. Një studim i kohëve të fundit nga National Bureau of Economic Research  spekulon se roli i përkujdesjes për familjen si dhe planifikimi social  mund të kontribuojë në elasticitetin seksual dhe jetëgjatësi relative.
Në fund të jetës, e dimë shumë mirë se një nga keqardhjet më të mëdha që kanë njerëzit është mospasja e një jetë me plot përkujdesje dhe afrimitet që do të kishin dashur, por në vend të kësaj kanë zgjedhur një jetë të orientuar drejt karriereës. Unë nuk do ta kem këtë keqardhje.