Gjatë jetës njerëzit vrapojnë drejt derës kryesore. Gjithmonë synojmë të kapshmen dhe rrugën e drejtë e lineare duke u shtyrë drejtë turmës. Shpesh herë ka dhe hyrje të tjera nëse kërkon me vëmendje.
Në shkollë të mesme e urreja fizikën. I thash profesorit se po mësoja këtë gjënë e re që quhej HTML dhe se kisha filluar të ndërtoja ëebfaqe të thjeshta. Kështu pasi i tregova këtë fakt fitova biletën për t’ja mbathur nga orët e mërzitshme të fizikës në këmbim të ndërtimit të një faqe për departamentin.  Dhe si për rastësi mu desh një semestër i tërë për ta përfunduar punën time.
Në universitet kisha një lënd “Produket dizajni” dhe ishte shumë e lodhshme të dërgoje modele një herë në javë për workshop-e. Ndërkohë në mesin e profesorëve isha bërë i famshëm si çuni  Adobe-s. Kështu më caktuan si ndihmës të studentëve të tjerë me software-ët dhe shumë shpejt pata dhe unë ndihmësin tim për të bërë modele për workshop-in.
Kohë më vonë, në një seminar plotë me njerës që doja t’i njihja dukej si e pamundur që t’i takoja të gjithë. Aq më tepër që të kisha dhe kohë që të bisedoja dhe t’u lija përshtypje të mirë. Atëherë mendova të merresha vetë me ftesat për aktivitetin dhe në fund të faqes vura foton time. Ndërkohë që shëtisja nëpër sallë me dhjetra  njerëz më afroheshin duke mu prezantuar sepse më kishin si “fytyrë të parë” nga diku.
Një herë tjetër në Dubai me ditë të tëra po kërkoja të kontaktoja me një person për çështje pune. I çoja e-mail-e por pa përgjigje. Zbulova se ku e pinte kafe dhe i dërgova pijen e tij të preferuar bashkë me një kartëvizitë. Të nesërmen më dërgon e-mail. Adresa ku unë i kisha shkruar kishte qenë e gabuar.
Mos nxitoni pas derës kryesore! Gjeni hyrje të tjera!