Dr. Psikoterapeut: Xhasim El-Mutava
Vërtet, shumë nga nënat dhe baballarët, përgjatë prindërimit të tyre, ndaj
fëmijëve të cilët u kanë ardhur në jetë përdorin një stad jo të avancuar të
mirësjelljes komunikative dhe bashkëvepruese me ta. U drejtojnë fëmijëve fjalë,
të cilat, fare nuk u kushtojnë rëndësi dhe nuk i vënë në llogari se ç’janë e
ç’cilësi përbëjnë ato në esencën e tyre. E kështu, ata nuk e arrijnë dot synimin
e natyrshëm edukues e të shëndetshëm të fëmijëve të tyre.
Fjala është thelbësorja dhe esenca e edukatës, e si rrjedhojë e kësaj, ne
gjithmonë iu drejtohemi fëmijëve tanë me fjalë, i vëmë në llogari me fjalë, i
ulim në bankën e të pyeturit dhe komunikojmë me ta me fjalë; po ashtu ne i
nxisim, i aspirojmë, i entuziazojmë ata me fjalë, i lavdërojmë dhe i hidhërojmë,
gjithashtu me fjalë.
Po, me siguri, të dhënurit edukatë fëmijëve, ndodh ose nëpërmjet fjalëve, ose
nëpërmjet veprimeve. Ndërsa fjala është edukatëdhënie dialoguese, kurse veprimi
edukatëdhënës është jodialogues, jo i fjalshëm, e jo tingëllor.
Nga eksperienca ime me njerëz të kategorive të ndryshme, me të cilët kam ecur në
procesin e zgjidhjes së problemeve të edukimit të fëmijëve, kam zbuluar se më së
shumti ajo që kontribuon në angështi dhe prapambeturinë e edukimit, është
cilësia e ulët e dialogimit dhe e trajtimit të fëmijës, në aspektin e
bashkëveprimit të fjalshëm!
Para dy ditësh pata një seancë me një djalë të ri, i cili kishte ikur nga
shtëpia. Duke e dëgjuar rreth problemit që e mundonte dhe pas një sinteze të të
gjithë situatës që më shpjegoi, e gjeta se strumbullari qëndronte tek fjala jo e
matur e prindërve, fjalë që hidheshin në drejtim të tij.
Po ashtu, dua të përmend edhe rastin e një vajzeje të re, e cila ankohej për
moskënaqësinë në vetvete, ku si arsye për këtë, ajo akuzonte trajtimin e keq të
prindërve të saj; madje ajo edhe dëshironte që të hakmerrej ndaj prindërve të
saj, pikërisht për fjalët e këqija të cilat e gjora i dëgjonte nga ata, nga
babai dhe nëna.
Ndaj dhe unë, në shkrimin tim “10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”, vendosa
që t’i tubojë të gjitha ato fjalë që prishin disponimin dhe cilësinë e jetës tek
fëmijët tanë dhe që janë investuese për keq në devijimin e tyre.
1.Ofendimi i fëmijës duke e përshkruar atë dhe duke i ngjitur paturpësisht
karakteristikat e kafshëve. Si p.sh.: “O lopë, o kalë, o qen, o dem, o gomar, o
hajvan..” Ose vazhdon në ekstremin tjetër dhe e ofendon aq rëndë duke ia
mallkuar bile edhe ditën në të cilën ai është lindur.
2. Fyerja e fëmijës përgjatë synimit të heqjes nga ai të cilësive negative, si
p.sh.: “Ti je hajdut, gënjeshtar, i shëmtuar, i trashë, bezdisës,
harambashë” Etj..
3.Krahasimi! Kjo e shkatërron personalitetin e fëmijës; pra të krahasohet ai me
një fëmijë tjetër. Sepse çdo fëmijë në unin e tij ka aftësitë, avantazhet dhe
talentet e tij; sigurisht, të ndryshme nga fëmija tjetër. Krahasimi, pa mëdyshje
që do ta bëjë fëmijën tënd të ndjejë të meta apo disavantazhe ose nëksanllëk në
veten e tij. Veç këtye, ai e vret edhe vetëbesimin me këtë pesimizëm që e merr
dhuratë nga prindërit e tij, nga njëri ose nga të dy, dhe fillon që të ndjejë
urrejtje, inat dhe mëri ndaj fëmijës, me të cilën është krahasuar nga ana e
prindërve!
4.Dashuria e kushtëzuar. Kushtëzimi i fëmijës me kthim të dashurisë, duke ia
imponuar një vepër të caktuar, si p.sh.: “Unë nuk do të të dua për shkak se e
bën këtë vepër, por në qoftë se e bën këtë do të të dua, apo nëse do të korrësh
sukses!”. Kjo është e papranueshme, ngase dashuria e kushtëzuar e bën fëmijën
që të ndjejë se ai është i padashur dhe i padëshiruar, dhe kur të rritet ai do
të ndjejë pakujdesje prej familjes, për shkak se gjersa ishte i vogël, ai ishte
i padëshiruar për ta, ndaj dhe fëmijët dashurojnë dhe dashurojnë shumë, për
shkak se dashuria e tyre është e pakushtëzuar.
5.Informacioni i gabuar. Është fjala për ato raste kur i thuhet fëmijës: “Nuk
qanë burri”,“Mos qaj”, “Mos bëj kështu”, “Foshnjërin e ke lën pas”, “Ore ti je
i çmendur”! Kështu atij i ndrydhen emocionet dhe nuk i lihet që të çlirohen e
të shfaqen ato.
6. Zhgënjimi. Prindi e zhgënjen fëmijën, duke ia mohuar të drejtën të mendojë,
si p.sh.: “Mjaft ore”, “Ti s’kupton gjë”, “S’ka dobi nga ti” etj..
7.Kërcënim i gabueshëm dhe joracional. P.sh.: “Do të ta thyej kokën”, “do të të
therr”, “do të të pij gjakun” etj..
8.Ndalesa e përsëritshme e cila është jobindëse. P.sh. përsëritja e fjalës dhe
refrenit: “Jo, Jo, Jo”. Pra, në të shumtën e rasteve ne ua refuzojmë dhe ua
hedhim poshtë kërkesat fëmijëve tanë, pa asnjë qartësi dhe shkak. Dhe kështu
fëmija mbetet i papërmbushur dhe i ç’rëndësishëm!
9.Lutja kundër tij. P.sh.: “Allahu të marrtë”, “Allahu ta marrtë shpirtin”, “O
i mallkuar”.
10.Skandali. Të zbuluarit e fshehtësirave të fëmijës përpara të tjerëve.
Të dashur lexues! Le të jemi të kujdesshëm se çfarë fjalë themi e flasim në
shtëpitë tona, sepse fjala ka ndikim jashtëzakonisht të madh tek ne. Ndaj dhe
Zoti i Madhërishëm, vendosi që neve të na flet nëpërmjet fjalës, kështu dhe na
zbriti fjalën e Tij, Kur`anin. Pastaj njeriu hyn dhe del nga Islami nëpërmjet
fjalës. Po ashtu edhe beqari me fjalën transferohet nga jeta e tij e beqarisë në
jetën bashkëshortore. Pra të mos e nënvlerësojmë e nënçmojmë fjalën; të
kujdesemi për fjalën përballë fëmijëve tanë, me të cilën ne ua ndërtojmë
personalitetin dhe investojmë në zhvillimin e tyre. Me fjalë të mira dhe të
matura, ne bëjmë që fëmijët tanë të jenë të plotësuar nga të gjitha këndet
njerëzore.
Shqipëroi nga arabishtja: Agron Islami
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder