Sekretet më interesante të
bananës
Banania është një fryt që ka përdorim në shumëfishtë. Kurrsesi
nuk duhet nënvlerësuar, pasi ajo mund të gjejë përdorim të
gjerë në jetën tuaj të përditshme. Më poshtë po ju paraqesim
disa nga përdorimet e saj, si dhe disa këshilla që ndoshta
mund të mos i keni dëgjuar ndonjëherë.
Përdorimet:
– Ju dhemb stomaku?
Hani një banane.
– Keni pika të zeza në fytyrë?
Do ta fërkoni fytyrën me pjesën e brendshme të lëkurës së
bananes për 15 minuta. Pastaj fytyrën do ta shpëlani me ujë të
rrjedhshëm.
– Keni në oborr apo në ballkon trëndafil të mbjellë?
Do ta
prisni lëkurën e bananes në copa të vogla, do të gërmoni në
rrëzën e trëndafilit dhe do ti vendosni copat aty. Edhe vetë
do të Çuditeni me rezultatin, kur të Çelin trëndafilat.
shoe shine 150×150 Sekretet e bananes
- Doni që këpucët apo
Çanta juaj prej lëkure të shkëlqejë?
Fërkojini me pjesën e
brendshme të lëkurës së bananes dhe ato do duken si të
porsablera.
6. Kolltuku prej lëkure është shumë i pistë. Fërkojeni me
lëkurë bananeje dhe pastrojeni me një pecetë të pastër. Do të
shkëlqejë.
– Ju bënë gishtat me bojë shkrimi?
Me ti fërkuar me lëkurë
bananeje, do të pastrohen.
– Nëse vendosni copa të vogla lëkure bananeje në vazot e
luleve, do ti shpëtoni nga parazitë të ndryshëm.
– Lëkurën e bananes mund ta përdorni edhe për të shkëlqyer
gjethet e bimëve zbukuruese që mbani në mjediset e brendshme
të shtëpisë.
SiÇ dihet, bananet nuk vendosen në frigorifer, pasi mund të
nxihen. Por, që të mos nxihen bananet në frigorifer, ekziston
një metodë e thjeshtë. Lagini bananet mirë e mirë në ujë të
rrjedhshëm dhe pastaj vendosini në një qese prej letre.
Mbylleni mirë grykën dhe vendosini në frigorifer. Do ti gjeni
siÇ i latë.
Por banania nxihet edhe pasi ta kemi qëruar dhe prerë. Në
qoftë se duam të përgatisim për miqtë për shembull, një
sallatë me fruta, që të mos nxihet bananet derisa të servirim
frutat, u hedhim disa pika lëng lemoni dhe ato do të ruajnë
ngjyrën origjinale.
Gjithsesi, nëse bananet nxihen, mos i hidhni poshtë. Pasi ti
qëroni bëjini krem dhe vendosini në akull të frigoriferit.
Mund ti përdorni si mbushje për kekun apo akulloren që do
përgatisni.
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder