9 Mayıs 2016 Pazartesi

Hutbeja e Lamtumires

 Hutbeja e Lamtumires
 Nga Profeti Muhamed (alejhi selam) Arafat, Meke Shënim: Kjo ligjerate (hutbe) e Muhamedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te Hixhres, pas kryerjes se Haxhit te fundit te Profetit
 – O njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj në këtë vend pas këtij viti.
 – O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Me të vërtetë gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.
 – Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor.
 – Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë ai që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.
 – Ju, o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t’i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju marrë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.
– O besimdrejtë! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se përfundoi koha e mosdijes dhe traditave të këqija, që i sollën fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, nëpër të cilën duhet të shkoni.
– Gjërat që ju janë lënë amanet, ruani si të juajat dhe kthejani besnikërisht dhe me kohë atij që i takojnë.
 – Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parë e këtillë që anulohet është gjakmarrja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi’ b. Harith b. Abdulmuttalibit, të cilin pa kurrfarë faji e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.
 – Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet ta marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
– O besimdrejtë! Duhet t’ua falni kamatat borxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregti dhe punë të ndershme.
– Nëse nuk e bëni këtë, duhet ta dini se do t’i zemëroni thellë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.
 – Nëse borxhliu i juaj është në vështirësi, duhet t’ia vazhdoni afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që t’ia falni borxhin, kjo do të ishte edhe më mirë për ju.
– O besimdrejtë! O njerëz! Frikësojuni asaj dite që me siguri do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, kur ju pret drejtësia absolute.
– Kur të zotoheni se një borxh do ta paguani me kohë dhe kur ta lidhni marrëveshjen, të gjitha këto bëni me shkrim, saktë dhe me besnikëri theksoni afatin e pagimit…
 – O të vdekshëm! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e tërë materiales dhe jomateriales, i Cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve u zhvillua gjinia njerëzore.
 – Kini frikë nga All-llahu, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo çast jemi gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, me Gjykatësin e Drejtë.
 – Shprehni respektin e duhur ndaj farefisërisë. Me përgjegjësi të thellë përmbushni detyrat dhe obligimet që ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.
– Fëmija e fiton xhennetin nën këmbët e nënës së tij.
– Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkëshortore janë mëkate të rënda, ndërkaq xhelozia mund të shkaktojë prishjen e bashkëshortësisë.
 – Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.
 – O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri.
– O besimdrejtë! Largohuni nga ngatërresat dhe përgojimet!
 – Ata që shpifin për gratë e ndershme, le të jenë të mallkuar në të dy botët. Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhti në martesë ose për amoralitet, ndërkaq që nuk mund për këtë t’i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje, dhe asnjëherë në të ardhmen në asgjë mos u besoni, sepse ata janë njerëz të degjeneruar dhe të këqij.
 – Nëse mendoni se ndaj grave tuaja më nuk e ndjeni dashurinë e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirë. Ndoshta All-llahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugën e fatit të ri të madh, me të cilin dëshiron t’ju përgëzojë.
 – Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, meqë prej të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin.
 – Gratë tuaja u janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektojeni, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit.
 – O njerëz! Sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka pësuar humbje dhe më nuk mund të ndikojë në ju. Por ju megjithatë gjithnjë bëhuni të kujdesshëm, që ai i mallkuar të mos ju vë në lajthitje as për gjërat më të vogla.
 – O besimdrejtë! Kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet veti trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbajuni librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e bonjakëve, të paaftëve dhe të sëmurëve psikikë.
 – Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë që trashëgimtarëve t’u lihet testament; ndërsa si testament nuk mund të lihet më tepër se një e treta (1/3) e pasurisë.
– Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është i lindur.
– Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit.
 – Nuk i lejohet gruas që të japë diç nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij.
 – Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet të kthehet me dhuratë. Kush hyn dorëzan për dikënd, obligohet edhe me përgjegjësi për dorëzani.
– Me robërit dhe shërbëtorët silluni në mënyrë njerëzore. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t’u bëni keq, as t’i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbëtorë të Zotit.
 – O besimdrejtë! Ta dini dhe të mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj joarabit, e as joarabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut.
 – O muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të ndihmoheni ndërmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i merrni me dhunë njëri-tjetrit diçka. Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm atë që me vetëdëshirë ju jepet. Respektoni pacenueshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit.
 – Në punën tuaj Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jenë mbi ju dhe interesin tuaj personal. Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islam jepni prej vetes gjithçka që mundeni.
 – Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bëni dhunë. Mos harroni se mëshira është një ndër bazat kryesore të Islamit.
– O njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po jua lë librin e Zotit, Kur’anin, i cili, nëse i përmbaheni, gjithnjë do t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe së vërtetës. Kur’ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e All-llahut, fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi.
 – Para vetes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e All-llahut.
 – Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t’i përmbaheni Kur’anit dhe sunnetit tim.
 – O besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë le të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni nga Allllahu! Ai e sheh punën tuaj.
– O njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futni në zemrat tuaja, në jetërat e juaja.
 – Të gjithë ata që i kanë dëgjuar këto fjalë të mia, le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë më mbamendës se vetë dëgjuesit. (Pas një pauze të shkurtër, i Dërguari i Zotit me një zë më të butë ka thënë): “O Zoti im! A e kam përmbushur detyrën dhe misionin e besuar?
 – O i Dërguari i Zotit! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Zoti
 – u përgjigjën më se 100.000 haxhilerët e pranishëm. (Atëherë Muhammedi a.s. tha:)
 – O Zoti im, dëshmo (në këtë)!
 (Të njëjtën ditë, Zoti i Lavdishëm e shpalli edhe ajetin e fundit të Kur’anit):
 “Sot jua kam përkryer fenë dhe kam plotësuar begatinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që për ju Islami të jetë fe”. (Maide, 3).

A është ''njeri i keq'' ai që merr mësysh apo?

 Mësyshi ndodh edhe ne sende.
 Profeti Muhammed Sel All-llahu alejhi we selema ka thene: Eshte dicka reale qe ndodh ne te vertete, edhe malin e shkaterron!.
 Mesyshi eshte shikim qe leshohet nga nje person me (zili, urrejtje, dashuri, çudi).
 ”Nuk ka te bej me tipet e njerezve, i keq apo i mire kjo gje ndodh.” Nga dashuria ka ne shume forma si psh:
 Për burrin ose e kunderta per femijen per dike e per shume arsye qe kane lidhje me dashurine.
 Nga zilia per shkak se nuk e ka vete ate qe posedon tjetri dhe keshtu ndikon ne ate miresi qe i ka dhene ALL-LLAHU.

5 Mayıs 2016 Perşembe

Sekretet më interesante të bananës

 Sekretet më interesante të bananës
 Banania është një fryt që ka përdorim në shumëfishtë. Kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar, pasi ajo mund të gjejë përdorim të gjerë në jetën tuaj të përditshme. Më poshtë po ju paraqesim disa nga përdorimet e saj, si dhe disa këshilla që ndoshta mund të mos i keni dëgjuar ndonjëherë.
 Përdorimet:
 – Ju dhemb stomaku?
 Hani një banane.

 – Keni pika të zeza në fytyrë?
 Do ta fërkoni fytyrën me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes për 15 minuta. Pastaj fytyrën do ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm.

 – Keni në oborr apo në ballkon trëndafil të mbjellë?
 Do ta prisni lëkurën e bananes në copa të vogla, do të gërmoni në rrëzën e trëndafilit dhe do ti vendosni copat aty. Edhe vetë do të Çuditeni me rezultatin, kur të Çelin trëndafilat. shoe shine 150×150 Sekretet e bananes

- Doni që këpucët apo Çanta juaj prej lëkure të shkëlqejë?
 Fërkojini me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes dhe ato do duken si të porsablera.

 6. Kolltuku prej lëkure është shumë i pistë. Fërkojeni me lëkurë bananeje dhe pastrojeni me një pecetë të pastër. Do të shkëlqejë.

 – Ju bënë gishtat me bojë shkrimi?
 Me ti fërkuar me lëkurë bananeje, do të pastrohen.

– Nëse vendosni copa të vogla lëkure bananeje në vazot e luleve, do ti shpëtoni nga parazitë të ndryshëm.

 – Lëkurën e bananes mund ta përdorni edhe për të shkëlqyer gjethet e bimëve zbukuruese që mbani në mjediset e brendshme të shtëpisë.

 SiÇ dihet, bananet nuk vendosen në frigorifer, pasi mund të nxihen. Por, që të mos nxihen bananet në frigorifer, ekziston një metodë e thjeshtë. Lagini bananet mirë e mirë në ujë të rrjedhshëm dhe pastaj vendosini në një qese prej letre. Mbylleni mirë grykën dhe vendosini në frigorifer. Do ti gjeni siÇ i latë.
 Por banania nxihet edhe pasi ta kemi qëruar dhe prerë. Në qoftë se duam të përgatisim për miqtë për shembull, një sallatë me fruta, që të mos nxihet bananet derisa të servirim frutat, u hedhim disa pika lëng lemoni dhe ato do të ruajnë ngjyrën origjinale.
Gjithsesi, nëse bananet nxihen, mos i hidhni poshtë. Pasi ti qëroni bëjini krem dhe vendosini në akull të frigoriferit. Mund ti përdorni si mbushje për kekun apo akulloren që do përgatisni.

15 hapa te ndërtimit të personalitetit të fuqishëm

 1) Që të kërkosh mbrojtjen dhe ndihmën e Allahut të Madhëruar në çdo gjë.

2) Që të jetosh për një qëllim të lartë, të cilin nxitosh ta realizosh.

3) Që të shquhesh për durim në të gjitha çështjet tua.

 4) Që të jetosh me shpresë dhe të mendosh për të mirë.

5) Që të merresh për vete një figurë të shquar, Muhammedin [alejhis salatu ves selam], shokët e tij, dijetarët e mëdhenj, për model dhe shëmbëlltyrë. – Gjithnjë synimet mbaji lart. – Përkujto se do të ringjallesh me ata që i do. – Puno më shumë se që flet, ngase kështu do të bëhesh shembull për të tjerët. – Mos harro se Ummeti është në krizë të personaliteteve shëmbëlltyrë.

 6) Që të kesh shpirt garues për vepra të mbara.

7) Që të krijosh një pavarësim në jetën tënde.

8) Që të kesh një stabilitet shpirtëror dhe ekuilibër emocional.

 9) Të jesh kureshtar për shfrytëzimin e kohës.

10) Që të jetosh edhe për të tjerët, dhe jo vetëm për vete.

11) Që të armatosesh me dije dhe njohuri.

 12) Që të peshosh dhe vlerësosh veten dhe të tjerët.
 – Mendimi i mirë
– Modestia
 – Pjesëmarrja në gëzimet dhe hidhërimet e njerëzve

 13) Që të kesh aftësinë e ballafaqimit me dështimet dhe presionet.
 – Përgatitu për çdo situatë
 – Presionet shndërroji në program pune
– Mos u tërheq nga situatat (problemet) e reja ngase në to ka përvoja dhe mësime

14) Që të kesh shëndet të mirë.

 15) Që të mos shoqërosh vetëm se burrat e shquar dhe të dalluar.

 Përshtati: Sedat ISLAMI

Shëroni të sëmurit tuaj me lëmoshë

 Ky është një tregim shumë i cuditshëm, të cilit nuk mund t’i besoj përvec besimtarit, i cili beson në atë që ka zbritur Allahu dhe në thëniet e të dërguarit të tij, alejhi selam.
Tregon një vëlla musliman, nga qyteti Harimlau, vend ky afër kryeqytetit të Rijadit, se një grua nga po i njëjti vend vuante nga sëmundja e kancerit – Allahu na ruajt nga kjo sëmundje- ndaj dhe për t’u kujdesur për nevojat e saj, kishte punësuar një shërbëtore nga Indonezia e largët. Kjo grua shquhej për moralin dhe sjelljet e saja të shkëlqyeshme.
 Pas një jave të arritjes se shërbëtores në Jordan, pronarja e shtëpisë kishte vërejtur se shërbëtorja sa herë që hynë në banjo, qendron kohë të gjatë, gjë jo e zakonshme dhe këtë e përsëriste disa herë.
 Disa herë e kishte pyetur për arsyen e qendrimit të saj të gjatë në banjo, me pas ajo kishte filluar të qajë me dënesë, dhe kur e pyeti për shkakun se përse qanë? Ishte përgjigjur: kam lindur një djal para 20 ditëve, dhe kur kam marrë telefonatën nga zyra në Indonezi se duhet të nisem për në Jordan, kam shfrytëzuar rastin që sa më parë t’i përgjigjem thirrjes për punë për shkak të gjendjes së vështirë materjale. Andaj, shkaku se përse qendroj gjatë në banjo, është mbushja e gjirit me qumësht, ndaj dhe mundohem që ta zbrazi duke qenë në banjo.
 Me të dëgjuar rastin e shërbëtores, pronarja e shtëpisë menjëherë rezervon biletën për të, duke i dhuruar edhe pagën për dy vite, edhe pse ajo vetëm sa kishte filluar punën, e përcolli atë në aeroport dhe i tha; këto janë paratë për dy vite në advanc, shko, kujdesu për të birin, dhe pas dy viteve mundësisht të kthehesh te ne. Pas shkëmbimit të numrave të telefonit dhe adresave, pronarja e shtëpisë shkoi të mjeku për të shiquar se sa është përmirësuar sëmundja e kancerit, dhe pas kontrollës rutinore të gjakut, ishte një befasi, në të nuk gjetën asnjë shenjë të kancerit në gjak! Më pastaj, doktori përsëriti disa herë analizat e gjakut, por ja qe rezultati ishte i njëjt. Doktori u habit nga ky rezultat dhe përsëri, pas trajtimeve efektive rreth seriozitetit të sëmundjes, përqindja e kancerit ishte zero %. Pas verifikimit se gruaja ishte përmirësuar dhe shenjat e kancerit në gjak ishin zero, atëherë doktori e pyeti për ilaqin shërues, të cilin e ka përdorur gjatë kohës kur ajo vuante nga kanceri, përgjigja e saj ishte: U kam dhënë njerëzve lëmoshë

 Transmetohet nga Ebi Umamete se i dërguari i Allahut ka thënë: “Sheroni të sëmurit tuaj me lemoshë“

 Padyshim se sadakaja është e mirë dhe si e tillë ajo sjell të mira në këtë dhe në botën e amshueshme.

Dobitë që sjell lëmosha në këtë botë, janë:

 – Pastron pasurinë e besimtarit, sic thotë i Derguari i Allahut, – paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-: “O ju të pasur, me te vërtetë në këtë shitblerje prezantojnë përbetuesi dhe rrenacaku, prandaj, pastrojeni atë me lemoshë.”

 – Lëmosha pastron trupin e njeriut nga mëkatet, për këtë na informon edhe Allahu xh.sh.,: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)…” (Et-Teube:103) .

 – Sadakaja largon fatkeqësitë, aksidentet dhe sëmundjet nga robi i Allahut. I Dërguari i Allahut, -paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të-, ka thënë: “Sheroni të semurit tuaj me lemoshë!”

 – Dhënia e lëmoshës fut gëzim, hare dhe kënaqësi në gjoksin e te varfërit. Transmetohet se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Vepra me e dashur tek Allahu është të fusish kënaqësi në gjoksin e besimtarit.”

 – Sjell bereqet dhe begati në pasuri. Allahu i Madhërishëm, thotë “…E cka do që të jepni, Ai e kompenson atë…” (EsSebe:39) .
Dobitë që sjell lëmosha në Botën e Amshueshme, janë:

 – Lëmosha e atij që ka dhënë në këtë botë do të jetë fortifikatë, e cila do ta mbron dhënësin e saj nga nxehtësia e Ditës se Llogarisë.

 – E lehtëson llogarinë në Ditën e Gjykimit.

– E rëndon peshoren e veprave të mira ditën kur nuk të bën dobi askush, vec asaj që ke punuar për Allahun e Gjithfuqishëm.

 – Lëmosha të ndihmon që me shpejtësi dhe lehtësim ta kalosh uren e Siratit.

 – Lëmoshëdhënësi ngritet në shkallët më të larta të Xhennetit.

Përktheu nga gjuha arabe: Mr. Fehim Dragusha

"10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd"

 Dr. Psikoterapeut: Xhasim El-Mutava
 Vërtet, shumë nga nënat dhe baballarët, përgjatë prindërimit të tyre, ndaj fëmijëve të cilët u kanë ardhur në jetë përdorin një stad jo të avancuar të mirësjelljes komunikative dhe bashkëvepruese me ta. U drejtojnë fëmijëve fjalë, të cilat, fare nuk u kushtojnë rëndësi dhe nuk i vënë në llogari se ç’janë e ç’cilësi përbëjnë ato në esencën e tyre. E kështu, ata nuk e arrijnë dot synimin e natyrshëm edukues e të shëndetshëm të fëmijëve të tyre. 
Fjala është thelbësorja dhe esenca e edukatës, e si rrjedhojë e kësaj, ne gjithmonë iu drejtohemi fëmijëve tanë me fjalë, i vëmë në llogari me fjalë, i ulim në bankën e të pyeturit dhe komunikojmë me ta me fjalë; po ashtu ne i nxisim, i aspirojmë, i entuziazojmë ata me fjalë, i lavdërojmë dhe i hidhërojmë, gjithashtu me fjalë.
 Po, me siguri, të dhënurit edukatë fëmijëve, ndodh ose nëpërmjet fjalëve, ose nëpërmjet veprimeve. Ndërsa fjala është edukatëdhënie dialoguese, kurse veprimi edukatëdhënës është jodialogues, jo i fjalshëm, e jo tingëllor.
 Nga eksperienca ime me njerëz të kategorive të ndryshme, me të cilët kam ecur në procesin e zgjidhjes së problemeve të edukimit të fëmijëve, kam zbuluar se më së shumti ajo që kontribuon në angështi dhe prapambeturinë e edukimit, është cilësia e ulët e dialogimit dhe e trajtimit të fëmijës, në aspektin e bashkëveprimit të fjalshëm!
 Para dy ditësh pata një seancë me një djalë të ri, i cili kishte ikur nga shtëpia. Duke e dëgjuar rreth problemit që e mundonte dhe pas një sinteze të të gjithë situatës që më shpjegoi, e gjeta se strumbullari qëndronte tek fjala jo e matur e prindërve, fjalë që hidheshin në drejtim të tij.
 Po ashtu, dua të përmend edhe rastin e një vajzeje të re, e cila ankohej për moskënaqësinë në vetvete, ku si arsye për këtë, ajo akuzonte trajtimin e keq të prindërve të saj; madje ajo edhe dëshironte që të hakmerrej ndaj prindërve të saj, pikërisht për fjalët e këqija të cilat e gjora i dëgjonte nga ata, nga babai dhe nëna.
 Ndaj dhe unë, në shkrimin tim “10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”, vendosa që t’i tubojë të gjitha ato fjalë që prishin disponimin dhe cilësinë e jetës tek fëmijët tanë dhe që janë investuese për keq në devijimin e tyre.

 1.Ofendimi i fëmijës duke e përshkruar atë dhe duke i ngjitur paturpësisht karakteristikat e kafshëve. Si p.sh.: “O lopë, o kalë, o qen, o dem, o gomar, o hajvan..” Ose vazhdon në ekstremin tjetër dhe e ofendon aq rëndë duke ia mallkuar bile edhe ditën në të cilën ai është lindur.

 2. Fyerja e fëmijës përgjatë synimit të heqjes nga ai të cilësive negative, si p.sh.: “Ti je hajdut, gënjeshtar, i shëmtuar, i trashë, bezdisës, harambashë” Etj.. 

3.Krahasimi! Kjo e shkatërron personalitetin e fëmijës; pra të krahasohet ai me një fëmijë tjetër. Sepse çdo fëmijë në unin e tij ka aftësitë, avantazhet dhe talentet e tij; sigurisht, të ndryshme nga fëmija tjetër. Krahasimi, pa mëdyshje që do ta bëjë fëmijën tënd të ndjejë të meta apo disavantazhe ose nëksanllëk në veten e tij. Veç këtye, ai e vret edhe vetëbesimin me këtë pesimizëm që e merr dhuratë nga prindërit e tij, nga njëri ose nga të dy, dhe fillon që të ndjejë urrejtje, inat dhe mëri ndaj fëmijës, me të cilën është krahasuar nga ana e prindërve!

 4.Dashuria e kushtëzuar. Kushtëzimi i fëmijës me kthim të dashurisë, duke ia imponuar një vepër të caktuar, si p.sh.: “Unë nuk do të të dua për shkak se e bën këtë vepër, por në qoftë se e bën këtë do të të dua, apo nëse do të korrësh sukses!”. Kjo është e papranueshme, ngase dashuria e kushtëzuar e bën fëmijën që të ndjejë se ai është i padashur dhe i padëshiruar, dhe kur të rritet ai do të ndjejë pakujdesje prej familjes, për shkak se gjersa ishte i vogël, ai ishte i padëshiruar për ta, ndaj dhe fëmijët dashurojnë dhe dashurojnë shumë, për shkak se dashuria e tyre është e pakushtëzuar. 

5.Informacioni i gabuar. Është fjala për ato raste kur i thuhet fëmijës: “Nuk qanë burri”,“Mos qaj”, “Mos bëj kështu”, “Foshnjërin e ke lën pas”, “Ore ti je i çmendur”! Kështu atij i ndrydhen emocionet dhe nuk i lihet që të çlirohen e të shfaqen ato.

 6. Zhgënjimi. Prindi e zhgënjen fëmijën, duke ia mohuar të drejtën të mendojë, si p.sh.: “Mjaft ore”, “Ti s’kupton gjë”, “S’ka dobi nga ti” etj..

 7.Kërcënim i gabueshëm dhe joracional. P.sh.: “Do të ta thyej kokën”, “do të të therr”, “do të të pij gjakun” etj.. 

8.Ndalesa e përsëritshme e cila është jobindëse. P.sh. përsëritja e fjalës dhe refrenit: “Jo, Jo, Jo”. Pra, në të shumtën e rasteve ne ua refuzojmë dhe ua hedhim poshtë kërkesat fëmijëve tanë, pa asnjë qartësi dhe shkak. Dhe kështu fëmija mbetet i papërmbushur dhe i ç’rëndësishëm!

 9.Lutja kundër tij. P.sh.: “Allahu të marrtë”, “Allahu ta marrtë shpirtin”, “O i mallkuar”. 

10.Skandali. Të zbuluarit e fshehtësirave të fëmijës përpara të tjerëve. Të dashur lexues! Le të jemi të kujdesshëm se çfarë fjalë themi e flasim në shtëpitë tona, sepse fjala ka ndikim jashtëzakonisht të madh tek ne. Ndaj dhe Zoti i Madhërishëm, vendosi që neve të na flet nëpërmjet fjalës, kështu dhe na zbriti fjalën e Tij, Kur`anin. Pastaj njeriu hyn dhe del nga Islami nëpërmjet fjalës. Po ashtu edhe beqari me fjalën transferohet nga jeta e tij e beqarisë në jetën bashkëshortore. Pra të mos e nënvlerësojmë e nënçmojmë fjalën; të kujdesemi për fjalën përballë fëmijëve tanë, me të cilën ne ua ndërtojmë personalitetin dhe investojmë në zhvillimin e tyre. Me fjalë të mira dhe të matura, ne bëjmë që fëmijët tanë të jenë të plotësuar nga të gjitha këndet njerëzore.

 Shqipëroi nga arabishtja: Agron Islami

1 Mayıs 2016 Pazar

Teknolojinin Zararları Nelerdir ?


Teknoloji denilen şey başta yeniliklerin ve gelişimlerin insanların hayatını kolaylaştıracak bir şekilde olması anlamına gelen genel bir kavramdır. Günden güne gelişen bu teknoloji insan hayatını zora sokabilecek zararlar içeriyor mu ? Teknolojinin yararı kadar zararı da çoktur. Doğanın temel unsurları olan ; hava, su, ve toprak üstünde çok olumsuz etkileri bulunabilir. Teknoloji gelişmesi ile beraber oldukça zararlı yanları da ortaya çıkmaya başlamıştır. Bunları engellemek oldukça zordur.
Teknolojinin zararları oldukça fazladır. Teknoloji gelişmesi yararları yanı sıra oldukça zararları ile beraber gelişmektedir.
Çevre Kirliliğinde Teknolojinin Zararları Şunlardır ;
1 – Trafiğe her yıl çok fazla araç çıkmakta. Bu araçların yaydıkları egsoz dumanları ozon tabakasının incelmesine neden oluyor.
2- Ormanlardaki ağaçlar ; kağıt üretmek için, toprak genişletmek amacıyla denetimsizce ve düzensiz bir şekilde kesiliyorlar. Ağaçların gündüz vaktinde oksijenli solun yaparak havaya oksikenli hava yapması kısıtlanıyor.
3- Fabrika bacasından çıkan zehirli gazlar atmosferi çok fazla kirletmekte ve bu gazlar oksijen oranını azaltmakta. Havanın kirli olması sonucunda asit yağmuru olarak bu hava toprağa iniyor ve toprağıda etkileyebiliyor.
4- Fabrikalardan atılan arsenik, siyanur ve fenol gibi toksitlerin sulara karışması,
5- Tankerler veya borularla taşınan petrolün suya karışması
6- İnorganit tuzlar, ziraat ilaçları ve yapay organik kimyasalların suya karışması
7- Radyoaktivitenin etkisi yani: Nükleer enerji santralleri, çeşitli nükleer denemeler, tıbbi içerikli üretimler ve çeşitli endüstri tipi üretimleri, radyoaktif maddeye sahip hayvansal ürünler (et, balık, süt, vb.) ve bitkiler, bu zararlı maddeyi besin zinciri ile insanlara ve diğer canlılara taşır. Böylece bağışıklık mekanizmasını felce uğratmak ve kansere neden olmak gibi sorunlara yol açar.
Önemli Not: Atmosferdeki ve topraktaki kirletici maddeler asırlar sonra da olsa eninde sonunda suya geçerler.
Teknolojik ürünlerin hemen hemen tamamı elektrik ile çalışmaktadır. Elektrikle çalışan bütün aletler bir elektromanyetik alan oluşturmaktadır. İnsanların beynininde kendisine ait bir elektromanyetik alanı bulunmaktadır. Bu yüzden gündelik hayatta kullanılan herhangi bir elektrikli alet insanları kötü yönde etkiler.
Baz istasyonlarına veya büyük çanak antenlere yakın yerler de manyetik kirlenmenin fazla olduğu bölgelerdir.
Benzer şekilde yüksek gerilim hatları yakınındaki evlerde yaşayan çocuklarda Amerikan Bilimler Akademisi tarafından yapılan incelemeye göre lösemi görülme riskinin diğerlerine göre 1.5 katı fazla olduğu tespit edilmiştir. Yapılan epidemiyolojik çalışmalar yüksek gerilim hatları ve elektrikli aletlerin kanser riskini artırdığını göstermektedir.
0-300 Hz frekanslı alanlardan iletkenlik özellikleri nedeniyle en çok etkilenen dokular beyin sıvısı ve kan, ikincil derecede etkilenen dokular ise göz, göz sıvısı, troid, kas, gastrointestinal sistem, prostat ve testis dokuları olarak açıklanmıştır. Yani gün içinde teknolojiden yararlandığımız ölçüde giderek artan oranlarda zarar görmekteyiz. Bu nedenle teknolojiyi mümkün olduğunca ve sadece olmazsa olmaz önemdeki ihtiyaçlarımız için kullanıp, özellikle cep telefonu görüşmelerimizi kısa tutmaya ve cihazı mümkün olduğunca vücudumuzdan uzakta bulundurmaya özen gösterelim. Teknolojinin zararı olduğu kadar Teknolojinin yararı vardır.


22 Nisan 2016 Cuma

Nëse dera është e mbylluar provo hyrjet e tjera



0
Gjatë jetës njerëzit vrapojnë drejt derës kryesore. Gjithmonë synojmë të kapshmen dhe rrugën e drejtë e lineare duke u shtyrë drejtë turmës. Shpesh herë ka dhe hyrje të tjera nëse kërkon me vëmendje.
Në shkollë të mesme e urreja fizikën. I thash profesorit se po mësoja këtë gjënë e re që quhej HTML dhe se kisha filluar të ndërtoja ëebfaqe të thjeshta. Kështu pasi i tregova këtë fakt fitova biletën për t’ja mbathur nga orët e mërzitshme të fizikës në këmbim të ndërtimit të një faqe për departamentin.  Dhe si për rastësi mu desh një semestër i tërë për ta përfunduar punën time.
Në universitet kisha një lënd “Produket dizajni” dhe ishte shumë e lodhshme të dërgoje modele një herë në javë për workshop-e. Ndërkohë në mesin e profesorëve isha bërë i famshëm si çuni  Adobe-s. Kështu më caktuan si ndihmës të studentëve të tjerë me software-ët dhe shumë shpejt pata dhe unë ndihmësin tim për të bërë modele për workshop-in.
Kohë më vonë, në një seminar plotë me njerës që doja t’i njihja dukej si e pamundur që t’i takoja të gjithë. Aq më tepër që të kisha dhe kohë që të bisedoja dhe t’u lija përshtypje të mirë. Atëherë mendova të merresha vetë me ftesat për aktivitetin dhe në fund të faqes vura foton time. Ndërkohë që shëtisja nëpër sallë me dhjetra  njerëz më afroheshin duke mu prezantuar sepse më kishin si “fytyrë të parë” nga diku.
Një herë tjetër në Dubai me ditë të tëra po kërkoja të kontaktoja me një person për çështje pune. I çoja e-mail-e por pa përgjigje. Zbulova se ku e pinte kafe dhe i dërgova pijen e tij të preferuar bashkë me një kartëvizitë. Të nesërmen më dërgon e-mail. Adresa ku unë i kisha shkruar kishte qenë e gabuar.
Mos nxitoni pas derës kryesore! Gjeni hyrje të tjera!

Përse unë e vendos karrierën e gruas sime në plan të parë?


0
Shkrimi i mëposhtëm është një qasje ndryshe nga një baba pedagog i cili ka vendosur që të kujdeset për fëmijët e tij duke marrë përsipër rolin e prindërit udhëheqës. Gjatë shkrimit do të përmendet shpesh ky term por duhet patur kujdes mos të keqinterpretohet dhe mos paragjykohet si term apo si fenomen. Rasti në fjalë mund të jetë një rast i rrallë apo i zakonshëm. Mesazhi që transmetohet nëpërmjet këtij shkrimi është se në bazë të profesionit apo natyrës së njeriut, çifti mund të zgjedhë vetë se cili prej të dyve dëshiron të marrë përsipër rolin e prindërit udhëheqës pavarsisht paragjykimeve shoqërore. Mesazhi mund të lexohet si shkrim tipik pro feminist apo pro antivlerave të shumta që përcillen përmes trumbetimit për barazi gjinore, përkundrazi është një kritikë ironike ndaj këtyre thirrjeve të kota dhe që thellë janë dhe në kundërshtim me parimet e fesë islame. Për më tepër …
Lexim të këndshëm!!!
Andrew Moravcsik
“Mirëqenia e fëmijëve. statusi i gruas dhe lumturia e burrit varen nga marrja përsipër nga ana e babait rolin e prindërit udhëheqës
Qëndrimi im ndaj bashkshortes time ndryshon nga qëndrimi që ka pasur im atë ndaj nënës time. Nuk kam pasur dyshuar ndonjëherë se prespektivat e saj do të ishin baraz me të miat. Por as ajo.
E morëm parasysh të dy që në fillim që në lidhje me rritjen e fëmijëve do të merreshim të dy, pavarsisht detyrave dhe angazhimeve profesionale dhe duke e bërë me turne rolin eprindërit udhëheqës.
Në fillim kjo po funksiononte falë përkrahjeve sociale për punëtorët prindër.  Universitetet ku ne kemi kaluar pjesën më të madhe të karrierës tonë (Harvard dhe Princeton), me politika skandinave pro-prindër që ç’do amerikan do t’i ëndërronte,  na mundësuan leje pune për mua dhe gruan time, orare pune sipas zgjedhjes tonë, pushime të majme dhe siguri pune me kontrata afatgjata. Me rrogat tona mund t’ja lejonim vetes edhe një dado kur fëmijët ishin në shtëpi dhe një pastruese kur ata nuk ishin.
Pasi mbaruam lejet e punës, unë ju riktheva punës time. Planifikova ta shtoja orarin e punës. Si prindër me turne unë dhe gruaja ime arrinim të ndihmonim njëri-tjetrin me afatet e dorëzimit të punës si dhe me udhëtime pune. Teksa fëmijët tanë rriteshin edhe ne rriteshim profesionalisht dhe prindërimi 50 me 50 nuk ishte më vetëm diçka e dëshiruar por edhe e mundshme.
Kjo funksionoi për sa kohë fëmijët tanë ishin të vegjël, por me rritjen e tyre filluam të hasnim në pengesa që familjarët me karrierë mund t’i dinë mirë. Kjo për arsye se përgjegjëësitë e njërit prind janë njësoj me përgjegjësitë e tjetrit. Por as punët nuk janë të njëjta. Puna e gruas sime ofronte më shumë prespektiva për arsye se ajo u bë pjesë e administratës që në fillim. Gjithashtu, ajo pranoi dhe oferta pune leadership-i. Dhe siç të gjithë e dimë, punët më intensive sjellin akoma më shumë punë.
Por të kujdesesh për një bebe nuk kërkon shumë mundim, madje e konsideronim si një pushim kur ktheheshim nga puna. Ndërsa të kujdesesh për një adoleshent është rraskapitëse. Aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore janë të domosdoshme dhe shumica e fëmijëve “dalin binarësh”. Si djali ynë i madh: linte detyrat e shtëpisë, të ndërpriste orët e mësimit dhe të ngelte. Brenda një viti e përzunë nga shkolla dhe u kap nga policia. Pas disa vitesh dhe djali i vogël hyri në pubertet me më pak spektakël, por gjithsesi kishte nevojë për përkujdesje prindërore.
Kur përballen me të tilla realitete, çiftet në karrierë arrijnë në përfundimin se patjetër njëri nga prindërit duhet të marrë rolin e prindërit udhëheqës . Që të sqarohem mirë: gruaja ime është e përfshirë në mënyrë aktive në edukimin e fëmijëve: ajo shkon në mbledhjet e prindërove, dhe me përgatitjet për shkollë apo aktivitete jashtëshkollore. Madje ajo hoqi dorë dhe nga detyra qeveritare për të qenë më e pranishme gjat adoleshencës “rock n’roll” të djalit tonë të madh.
Të jesh prindër udhëheqës do të thotë të jesh në gatishmëri në jetën e përditshme. Do të thotë t’i çosh në shkollë dhe ti marrësh, t’i detyrosh të shkojnë të flenë, të kontrollosh përdorimin e tyre të TV dhe kompjuterit, të kontrollosh detyrat e tyre, t’i shoqërosh nëpër aktivitete jashtëshkollore. Do të thotë të jesh i pari në listën e numrave të emergjencës dhe i pari që lë çdo gjë për të mbërritur në vendngjarje. Dhe nuk janë detyra të vështira. Unë e mora përsipër këtë rol përshkak të natyrës së punës time.
Sipas një studimi, 50 për qind e femrave të martuara apo që bashkëjetojnë kujdesen më shumë për fëmijët se sa bashkëshortët e tyre dhe vetëm 5 për qind e burrave kujdesen më shumë se sa gratë (ndërsa pjesa tjetër kujdesen në mënyrë të barabartë).  Mirëpo ky disparitet është shkatërrues i karrierës së femrës. Sipas të njëjtit studim, pavarsisht se janë më të mirat në nota në fakultet, vetëm 21 për qind e tyre bëhen kirurge, 20 për qind bashkëpuntorë në firm ligjore dhe 9 për qind menaxhere me aksione të barabarta.
Një studim i Shkollës së Biznesit tregon se shumica e të diplomuarave femra (dy e treta) marrin përsipër përgjegjësinë më të madhe të përkujdesjes ndaj fëmijëve ndërsa pjesa tjetër zgjedhin mos të kenë fëmijë.  Sipas institutit të kërkimeve Ëharton kohëve të fundit shumica e çifteve në karrierë heqin dorë totalisht për t’u kujdesur për fëmijët e tyre duke ua lënë në dorë këtë prindërve të tyre, kujdestareve dado apo duke i dërguar nëpër institute edukuese.
Nuk nevojitet vetëm “ndihmë” por duhet që burri të marrë përsipër rolin e prindërit udhëheqës.
Kërkimet e fundit dëshmojnë se pavarsisht se burrat dëshirojnë një martesë me të drejta të barabarta kur vjen puna për të pasur fëmijë vetë përkrahjet sociale pas lindjes të detyrojnë t’i kthehesh rregullave të vjetra tradicionale.  Por edhe nëse përkrahjet sociale janë në rregull gjithsesi një mashkull përballet me pengesa psikologjike, sociale dhe kulturore. Në të shumtën e rasteve, sipas studimeve, meshkujt preferojnë të mos i shfrytëzojnë lejet e lindjes dedikuar baballarëve. Vetë ideja e të qenit prindër udhëheqës i vë njerëzit në siklet psikologjikisht dhe shpesherë kjo gjë fiksohet në subkoshiencë.
Sipas një sondazhi 42 preferojnë sistemin familjar ku babai punon punë të plotë dhe nëna part-time. Gati gjysma preferojnë që nëna most ë punojë fare. Vetëm 8 përqind besojnë se është më mirë kur babai punon part-time ose honorare dhe kujdeset për fëmijët.
2/3 e amerikanëve mendojnë se një burrë duhet të jetë në gjëndje të mbajë familjen ndërsa një e treta thonë se një grua mund të bëjë të njëjtën gjë.
Pengesat kulturore varen dhe nga mosha e fëmijës dhe e babait gjithashtu. Një mashkull rreth të 20-tave dhe të 30-tave i cili kujdeset për një të porsalindur shihet si diçka shumë e këndshme, madje e mrekullueshme (kini parasysh këtu ato reklamat e Samsungut me Dax Shepard dhe Kristen Bell).
Por kur bëhet fjalë për një baba të moshës 40-50 i cili e limiton punën e tij për t’u përkujdesur për një adoleshent shihet si diçka e dyshimtë.
Rrjeti i prindërve (pra njërëzit përreth që mund të kontribuojnë në përkujdesjen ndaj fëmijëve, si gjyshërit, të afërm, miqtë, komshinjtë etj.) janë shumë të rëndësishëm për arsye se ata kontribuojnë  jo vetëm me kohën e tyre por dhe me sygjerime dhe informacione të ndryshme, sidomos për baballarët pa eksperiencë.
Në disa raste, roli i prindërit udhëheqës mund të çojë në kriza personale ose në situata të pakëndshme. Ndonjëherë meshkujve u krijohet përshtypja sikur “nuk po bëjnë asgjë të hajrit”, pra as punën dhe as edukimin e fëmijëve. Por kjo është shumë normale sepse me vite jemi rritur me libra dhe stereotype të femrave nëna në karrierë. Kjo është thjeshtë një mashtrim sepse nëse një grua mundet, atëherë dhe një mashkull mundet gjithashtu. Në disa raste mund të dalë situata prej duarsh dhe kjo është ajo çfarë i shqetëson meshkujt më së shumti, pasi janë mësuar sidomos nga nënat e tyre se të bërtasësh apo të humbësh kontrollin është mungesë burrërie. Por nëse nuk e ke atë ndjenjën që gjërat po dalin jashtëkontrollit atëherë nuk je në pozitën e një prindi udhëheqës por ti thjeshtë po ndihmon. Të gjithë promovojnë barazinë gjinore por janë vetë po ata të parët që në praktikë e kundërshtojnë. Kur u flet për rolin e babait si prind udhëheqës shumë meshkuj e kundërshtojnë atë dhe pyesin se çfarë përfitojnë nga kjo.
Epo .. përgjigja është: shumë.
E para: mundëson një martesë të lumtur. Jam i angazhuar me shumë pasion ndaj punës kërkimore dhe mësimdhënies dhe e vlerësoj suksesin profesional. Por, gruaja ime është më  konkuruese se unë. Arritjet e saj më bëjnë të ndihem krenar. Balanca që kemi ndërtuar na bën më të lumtur si çift.
E dyta, prindi udhëheqës ka diçka të veçantë që t’u ofrojë fëmijëve të vet. Unë besoj se im bir ka përfituar nga përkudesja ime në shtëpi, jo thjeshtë sepse ka pasur nevojë për dike ndërkohë që nëna e tij nuk ishte. Një ish-koleg i imi nga Harvardi argumenton se burrat janë biologjikisht të papërshtatshëm për t’u kujdesur për fëmijët,  por mendoj se është e kundërta. Sipas eksperiencës sime, baballarët kanë tendencën të kenë një qasje praktike, të projektuar dhe të disiplinuar, por edhe zbavitesë e plot dashuri. Një qasje e cila në rastin tim është më se e vërtetë.
Arsyeja e tretë dhe më thelbësore  pse një burrë duhet të përqafojë një shpërndarje të barabartë dhe të hapur të punës në familje është se me këtë mund të adoptojë një jetë më ndryshe dhe më të plotë. Sondazhet tregojnë se burrat ndiejnë një konflikt midis punës dhe familjes po aq sa edhe gratë (në disa raste edhe më shumë). Të dyja gjinitë janë pjesë e të njejtit sistem, i cili ka përkufizuar një rol njëdimensional për secilin. Duke bërë rolin e prindit udhëheqës, një burrë mund të ketë atë që nënat e kanë pasur prej kohësh; një marrëdhënie shumë e afërt me fëmijët.
Pavarësisht disa ditëve shumë të lodhshme, kurrë nuk do të hiqja dorë nga të qënit “Njëshi” – siç e quan gazetarja Katrin Bennhold – prindi te i cili mund të mbështeten për ndihmë për rolin e parë në skenë, prindi i cili ndan me fëmijën e tij shqetësimet e para të një kompozimi muzikor, prindi të cilin fëmijët e tij e thërrasin kur kanë nëvojë për ngushëllim në mes të natës. Kur fëmijët  e mij më shohin në këtë mënyrë, ndiej një krenari e cila është sipas mendimit tim më e madhe se çdo krenari tjetër që kam ndier profesionalisht.
Të qënit prind udhëheqës nuk është thjeshtë një kënaqësi në vetvete; ajo të bën të zbulosh edhe aftësinë e përkujdesjes dhe afërsisë, e cila mund të zgjasë gjithë jetën. Ndoshta avantazhet e femrave në këtë aspekt mund të ndihmojnë për të shpejguar pse gratë zakonisht jetojnë më shumë se burrat. Një studim i kohëve të fundit nga National Bureau of Economic Research  spekulon se roli i përkujdesjes për familjen si dhe planifikimi social  mund të kontribuojë në elasticitetin seksual dhe jetëgjatësi relative.
Në fund të jetës, e dimë shumë mirë se një nga keqardhjet më të mëdha që kanë njerëzit është mospasja e një jetë me plot përkujdesje dhe afrimitet që do të kishin dashur, por në vend të kësaj kanë zgjedhur një jetë të orientuar drejt karriereës. Unë nuk do ta kem këtë keqardhje.

30 Mart 2016 Çarşamba

Ja mënyrat si ta dalloni mjaltin e vërtetë natyral!

 Me ndihmën e këtyre 10 trukeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë. Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore.
1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të.
 2. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.
 3. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.
 4. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.
5. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.
 6. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.
7. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.
 8. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.
 9. Majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.
10. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.
                                         Marre nga:http://sh.st/YKAU2

29 Mart 2016 Salı

Mjalti me arra: ilaçi mijëravjeçar dhe sëmundjet që trajton:

 Mjalti me arra: ilaçi mijëravjeçar dhe sëmundjet që trajton Mjalti me arra mund të quhet si një nga ilaçet më të mira natyrore dhe që është i aftë të trajtojë disa sëmundje. Ky kombinim i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme.
Përgatitja është shumë e thjeshtë, përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilorgami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni. Këtë përzierje duhet ta konsumoni 3 herë në ditë, para konsumimit të vakteve.
 Ky kombinim trajton presionin e lartë të gjakut, aneminë, dhimbjet e kokës, ulçerat e stomakut, lodhjen kronike, pagjumësinë, sklerozën etj.
Përveç se ju jep të gjitha vlerat ushqyese, kjo përzierje ju përshpejton metabolizmin dhe për pasojë ju ndihmon të binin në peshë.

7 Mart 2016 Pazartesi

Historia e matematikës


Ndoshta është e para dhe, njëkohësisht merita më e madhe e arabëve në matematikë dhe astronomi, në përdorimin e numrave në vend të llogaritjes së gjatë me shkrim, e cila ka qenë deri atëherë.Kur u njohën arabët me të arriturat e matematicientëve të lindjes, prej hindusve (Indi) morën numrat: shifrat hinduse dhe gabare. Të parat edhe sot përdoren në pjesën më të madhe të Lindjes së Afërt arabe, ndërsa e dyta në pjesën përëndimore arabe dhe në Evropë. Muhamed ibn Musa Al-Havarizmi është matematicient i parë arab i cili i përdori numrat hinduse në matematikë. Libri i tij ‘’Bazat e matematikës’’, i pari i këtij lloji, është përkthyer në gjuhën latine dhe ka qenë vepra burimore për matematicientët evropian. Po ashtu edhe matematika për disa shekuj ka qenë e njohur me emrin e këtij algoritmi. Arabët,pavarësisht nga popujt tjerë në vend të sistemit seksagezimal, të përhapur deri atëherë, kanë ndërutar sistemin e vet decimal në matematikë. Në sistemin decimal, me të cilën janë shërbyer, përveç vlerës numerike ka pasur edhe vendin e vet. Përveç krijimit të sistemit decimal në matematikë, arabët përdorën edhe shenjën hinduse për zero,kurse përmes tyre edhe Evropianët në shekullin mesjetar me term: chiffre, cipher, zero. Arabët kanë qenë zbulues edhe të vijës thyesore, si edhe të presjes decimale (dhjetore). Matematicienti arab Gijasuddin Gjemshid al-Kashi në veprën e tij të njohur ‘’Ar-Risala al-Muhtijja (Rrethi)’’ ka llogaritur marrëdhënien mesatare ndërmjet perimetrit të rrethit dhe diametrit të saj në thyesën decimale. Madhësinë 2d ka dhënë me decimale 16 shifrore në këtë mënyrë 2d=16,283185071795865. Shumë vepra arabe nga aritmetika janë përkthyer në gjuhën evropiane.Në to matematicientët arabë kanë përshkruar numrat e plotë, thyesat, mbledhjen, zbritjen, shumëzimin, pjesëtimin dhe rrënjëzimin. Ata kanë pasur sistemin e vet llogaritës dhe realizimin e operacioneve llogaritëse. Çdo detyrë e kanë zgjidhur në disa mënyra. Matematicientët arabë gjithashtu kanë njohur edhe kanë zgjidhur proporcionet gjeometrike dhe aritmetike. Proporcionet gjeometrike dhe aritmetike i kanë zbatuar në problemet e ndryshme teorike dhe praktike. Me shkathtësi dhe origjinalitet kanë operuar me progresione. Ata kanë themeluar ligjin mbi mbledhjen e progresioneve, katrorëve dhe kubeve, si dhe themelet e rrënjëzimit. 



2. ALGJEBRA 

Arabët, të parët e kanë përdor fjalën algjebër me kuptimin që e ka edhe sot. Al-Havarizmi ka sistematizuar njohuritë e shpërndara deri atëherë nga kjo lëmi dhe, në mënyrë të fuqishme, ka ndikuar në zhvillimin e algjebrës te evropianët. Algjebra dhe aritmetika e tij kanë qenë burim i vetëm prej të cilit matematicientët evropianë kanë nxjerrë dituri gjatë gjithë shekullit të mesëm. Për këtë arsye me të drejtë mund të thuhet se Al-Havarizmi i ka vënë themelet e aritmetikës dhe algjebrës. Matematicientët arabë kanë zgjidhur edhe barazimet e shkallës së dytë me një dhe dy të panjohura, si dhe barazimet e rendeve të larta. Ata kanë njohur edhe gjendjen në të cilën rrënja ka pasur kuantitet imagjinar, sikur që me rrugën gjeometrike kanë zgjidhur disa barazime të shkallës së dytë. Al-Havarizmi në veprën e saj ‘’Algjebra’’ në kapitullin mbi sipërfaqet dhe problemet gjeometrike, ka zgjidhur me rrugën algjebrike, prej nga shihet se arabët ndër të parët kanë përdorur algjebrën për zgjidhjen e problemeve gjeometrike dhe në këtë mënyrë i kanë kontribuar procesit të algjebrizimit të gjeometrisë. Është e vërtetë se matematicientët grekë dhe ata të Indisë kanë ditur dhe kanë zgjidhur barazimet e shkallës së dytë. Po ashtu është vërtetuar se edhe Al-Havarizmi ka qenë i njohur me të mbërrimet greke dhe indiane në lëminë e matematikës, por është e vërtetë se nuk është hasur asnjë vepër, e cila së pakut do të ishte e ngjashme me veprën e Al-Havarizmit. Ka gjasë se para Al-Havarizmit nuk ka ekzistuar shkenca e quajtur algjebër. Madhësia e tij qëndron në atë se ai ka sistematizuar diturinë e shpërndarë deri atëherë, duke i vënë themelet e kësaj disipline shkencore, njësoj sikur Njutini që i vuri themelet e dinamikës duke sistematizuar disa dituri të njohura deri atëherë nga kjo lëmi. "Mendja e njeriut ishte e hutuar (e shtangur) kur pa se çka kanë punuar arabët në fushën e algjebrës" thotë Cagori. Si po duket ishte e nevojshme të mblidhet aritmetika e Indisë dhe gjeometria e Greqisë dhe në bazë të këtyre të mund të formohet algjebra. Aritmetika greke ka qenë jo produktive aq sa ka qenë gjeometria produktive. Në aritmetikë kanë përdor germat si shenjë njësie, dhjetëshe dhe qindëshe. Operacionet me këto germa, e sidomos shumëzimi dhe pjesëtimi, kanë qenë shumë të vështira. Arabët para Al-Havarizmit kanë përdor sistemin e njëjtë të llogaritjes. Duke vërejtur peshën e kësaj Al-Havarizmi ka kaluar në përdorimin e numrave dhe kështu bëri revolucion në këtë lëmi të veprimtarisë njerëzore. Arabët ndër të parët kanë përdorur edhe simbolet në matematikë. Për rrënjën kanë përdorur germën gjin, germën e parë të fjalës gjezer, ndërsa sot si simbol përdoret V. Për të panjohurën kanë përdorë germën shin, germën e parë të fjalës shenjë, ndërsa sot në matematikë përdoret shenja X. Për X2 kanë përdor germën e parë të fjalës me lev x mim, ndërsa për X3 germën kaf, për barazim germën lam, ndërsa sot përdoret shenja =. Për pjesëtim kanë përdor tre pika \, ndërsa sot përdoret :, shenja për mbledhje ka qenë lidhësja vav, ndërsa sot përdoret shenja +. në bazë të kësaj barazimi 52=12x+54 është shkruar në këtë mënyrë: 5 ml 12 sh 54 sikurse Ö49 që është shkruar në këtë mënyrë: gjim/49. Me përdorimin e simboleve është bërë një hap i madh në matematikë. Matematicientët më të njohur arabë, të cilët janë shërbyer me simbole ishin: Al-Havarizmi, Ebu Kamil, Kosta ibn Luka, Sinan ibn al-Fatah, Al Kalasadi, Behauddin al-Amil, Gijusudin Gjemshid, Al-Kijashi, Ibn al-Hejsem, Sabit ibn Kurra, Al-Kahvi, Al-Hajjani etj. Sabit ibn Kurra, Al-Hazin, Al-Hajjan, Ibn al-Hejsem dhe Al-Kahvi.Këta me rrugën gjeometrike kanë zgjidhur barazimet e shkallës së tretë dhe kështu, me zbatimin e gjeometrisë, kanë zgjidhur problemet algjebrike. Në këtë mënyrë ata kanë vënë themelet e gjeometrisë analitike me të cilën matematika ka lulëzuar në shekujt e ardhshën. Ata kanë njohur edhe rrënjët iracionale. Al-Havarizmi është i pari që ka përdor fjalën iracional si shenjë e numrit, i cili nuk ka rrënjë, si dhe ka gjetur rrugën, dhe mënyrën si mund të llogarisim vlerat e përafërta të numrave dhe kuantitetet prej të cilëve është e pamundur të nxiren rrënjët. Ibn Junus dhe Ibn Hamza e kanë njohur edhe vlerën praktike të logaritmave. Ata kanë përgatitur rrugën për gjetjen e tabelave logaritmike. Shumëzimin dhe pjesëtimin e kanë zëvendësuar me mbledhje dhe zbritje. Më vonë teorinë e logaritmave e kanë përpunuar më detalisht Gjon Nejper (John Napier 1550-1617 matematicient Skotlandez) dhe Herih Brigg. 


4. TRIGONOMETRIA DHE ASTRONOMIA 

Në qoftë se grekët kanë vënë themelet e gjeometrisë, arabët këtë e kanë bërë në trigonometri. Nëse gjeometria është greke, atëherë trigonometria është arabe. Arabët të parët kanë shkruar në mënyrë sistematike dhe shkencore për këtë lëmi të matematikës. Me përdorimin e sinusit ata kanë zgjidhur shumë probleme të trigonometrisë, Al-Buzgjani, Al-Tus, Al-Bejruni dhe Al-Hazin kanë futur tangensin në funksione trigonometrike, ndërsa Xhabir ibn Efleh dhe At-Tabrizi kanë zbuluar marrëdhëniet ndërmjet sinusit dhe tangensit, si dhe marrëdhënie të tjera të ngjashme me to. Al-Bejjruni ka shkruar shumë vepra trigonometrike. Ai ka ditur për teoremën e sinusit dhe ka llogaritur vlerën natyrale të sinusit dhe të tangensit si dhe vlerat natyrale të funksioneve të tjera trigonometrike.

24 Ocak 2016 Pazar