30 Kasım 2015 Pazartesi

Nefreti yaymak kolaydır,
Ama sevgiyi yaymak zordur,
Vicdansız olmak anlıktır,
Ama yürekli olmak sonsuzdur....
Gandhi

29 Kasım 2015 Pazar

Të lutem mos u marto!


 Të lutem mos u marto, nëse:
 1. Nëse t’i nuk je i/e gatshme që të vendosësh nevojat e një personi tjetër, mbi nevojat e t’ua.
 2. Nëse lehtë ofendohesh, mbanë mëri dhe nuk je në gjendje të falësh.
 3. Nëse je një person abuzues (mentalisht, emocionalisht dhe psiqikisht).
 4. Nëse nuk je i gatshëm të përkushtohesh.
5. Nëse ke ndonjë problem varësie të pazgjidhur (nëse ke ndonjë zakon të padëshiruar).
 6. Nëse kariera apo profesioni yt është gjëja më e rëndësishme e jetës tënde.
 7. Nëse nuk ndanë besimet e njëjta, vlerat, prioritetet e jetës ose vizionet.
 8. Nëse nuk je i/e gatshme që të bëhesh një partner aktiv i afërt (i ngushtë) me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.
 9. Nëse nuk je i /e gatshme që të biesh dakord (të pranosh) një qasje për trajtimin e financave, fëmijëve dhe vendimeve të jetës (pra që ato të bëhen në konsulltim me bashkëshortin apo bashkëshorten).
 10. Nëse pret që bashkëshorti/bashkëshortja të ndryshojë pas martesës.
 Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Besimtari me iman të plotë, është ai që është më i sjellshmi, dhe më i miri prej kush është ai që është më i miri për gratë e veta.” (Transmetojnë Tirmidhiu, 1/217 dhe Ahmedi, 2/250. El-Silsilat El-Sahihah, 284).
 Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër El-Asi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Kjo botë nuk është asgjë tjetër përveç një përjetim i shkurtër, ndërsa gëzimi më i madh në të është një grua e mirë.” (Transmeton Muslimi, 10/56)
 -|Perktheu dhe pershtati: Jetmir Jakupi|
Nëna Ime më pati lëne amanet dukë më thënë:
“..Biri Im prano vdekjen nga armiku, prano t’varin në litar, por kurrë mos prano të jesh ndajë vatanit tradhëtar..”
Rexhep Taip Erdogan
E pyet shokun:
Sa kohë të mer rruga nga shtëpia deri në punë?
Përgjigjet:
Kur ka kallaballëk më merrë kohë 800 herë (të them) SUBHALLAH, kurse përndryshe 250 here SUBHANALLAH.
Përgjigje e shkëlqyer.
(E huazuar)

26 Kasım 2015 Perşembe

Akuzat e Putinit se Erdogani po e 'islamizon' Turqinë sot hasën në një përgjigje epike nga ky i fundit:''Unë jam mysliman, 99% të qytetarëve të këtij vendi janë myslimanë, çka ki me 'islamizu' mo këtu?!!''
https://www.youtube.com/watch?v=wJvj_PITnXY
Nëse caktimi i Allahut më hedh diku, mëshira e Ti do të më kapë përpara se të bie poshtë.
Ky është besimi që kam tek Zoti im.
| IbnKajim |

24 Kasım 2015 Salı

…Arapların güzel bir söylemi vardır : “Evvel refik; Bade'l tarık…” -Önce Yoldaş, Sonra yol..-Ne fillim bashkeudhetari,pastaj rrugetimi...
''Me pas dashtë Perandoria Osmane me i asimilu shqiptarët,
për 500 vjet, sot edhe knojsit kishin knue:
“Iyi Gynler, Iyi Gynler”.
Prof.Dr. Shefqet Krasniqi
https://www.youtube.com/watch?v=F7R5zBFk3gQ

23 Kasım 2015 Pazartesi

Hyrja e osmanëve në trojet arbërore dhe kthimi në Islam

Hyrja e osmanëve në trojet arbërore dhe kthimi në Islam




Hyrja e Osmanëve në trojet arbërore është një proces i gjatë i shikuar nga këndvështrimi i futjes së Ballkanit nën sundimin e tyre. Nevojat osmane për ekspansion nuk bënin dallim kur vjen fjala për të marrë në dorë situatën dhe për t’i sjellë fundin sunduesve të ndryshëm ballkanas, qofshin ato grekë, latinë, sllavë apo arbëreshë. Ajo çka e karakterizon politikën ekspansioniste të sulltanëve të këtyre kohëve ishte marrja e Kostandinopojës, e veçanërisht atë të Mehmet Fatihut, që e ktheu në sfidë pushtimin e saj. Fundi i asaj çfarë kishte mbetur nga Bizanti ishte Kostandinopoja dhe këtë të gjithë sulltanët e atyre kohëve e dinin mirë. Marrja e Kostandinopojës do të thoshte edhe shkëputjen e lidhjeve të fundit shpirtërore, morale e politike të të gjithë sunduesve ballkanas me qendrën unifikuese politiko-shpirtërore të pushtetit nga ku e kishin burimin kryesor të gjithë ata. Gjendja e Bizantit në atë kohë ishte e mjerueshme dhe nuk përfaqësonte më atë superfuqi që kishte qenë. Kryqëzata e vitit 1204 dhe sundimi latin i Kostandinopojës në bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Shën Markut tashmë kishin sjellë shpërbërjen e Perandorisë Bizantine, fuqia e së cilës në kohën kur e kishte rrethuar sulltan Mehmet Fatihu kufizohej me qytetin e Kostandinopojës dhe rrethinat. Në këto kohë tashmë Shteti Osman dhe sulltanët ishin shfaqur si një formacion ushtarak me pikësynime të qarta për t’u zgjeruar në Rumeli-Ballkan e më gjerë në Evropë. Pasi i kishin futur nën sundimin e tyre këto vende, të tjera probleme iu dolën Osmanëve dhe që kishin të bënin me taksat, timaret dhe konsolidimin e pushtetit të tyre. Një fenomen që ka pasur interes të madh për studiuesit dhe ka qenë më i debatuari është ai i kthimit të fesë nga arbëreshët, nga të krishterë katolikë apo ortodoksë në muslimanë. Fushata konvertimi masiv, devshirmeja, xhizja, dhuna dhe taksat e rënduara janë disa nga tezat e hedhura nga studiues të ndryshëm mbi kthimin masiv tashmë të shqiptarëve nga të krishterë në muslimanë pas futjes së tyre nën sundimin osman. Të dhënat flasin ndryshe dhe politikat shtetërore të Osmanëve nuk i pohojnë tezat e mësipërme. Shteti Osman veproi si çdolloj shteti normal i asaj kohe, krahas ekspansionit konsolidoi themelet e hedhura nga sulltanët e ndryshëm njëri pas tjetrit, sistemi i mileteve, marrëveshjet me patriarkët e Stambollit dhe të Jeruzalemit, sistemi i taksimit, i cili nuk bënte dallim ndaj popullatës të krishterë apo muslimanë qofshin, dhe shumë elemente të tjera. Madje janë gjëra të ditura tashmë, se manastiret, kishat dhe katedralet së bashku me të gjithë klerin përkatës ishin jashtë sistemit të taksimit dhe gëzonin prona me të cilat mbaheshin asokohe.
a. Nënshtrimi i Ballkanit dhe i trojeve shqiptare nga osmanët
Beteja e Fushë-Kosovës më 1389-ën tregoi se princat ballkanas dhe bujarët e tyre nuk ishin në gjendje të ballafaqoheshin me një superfuqi të tillë, siç ishte asokohe Perandoria Osmane. Strategjia e tyre ishte thyerja e princërve të ndryshëm ballkanas një nga një nëpërmjet diplomacisë apo veprimeve të ndryshme politiko-ushtarake dhe vendosja e tyre fillimisht në gjendjen e vasalitetit. Arbëria në atë kohë ishte shumë e copëzuar dhe vetëm formalisht ndonjëri nga bujarët arbëreshë mundet, që të njihte sundimin e bizantinëve. Ndërkaq princat dhe bujarët arbëreshë kishin njohur për të parë të tyren me kohë mbretin anzhuin të Napolit, Karli I Anzhu[1], të cilit ia kishin deleguar kurorën mbretërore të Arbërisë, por secili vepronte për llogari të vet dhe po në këtë mënyrë i ndërtonte marrëdhëniet me fqinjët e vet, qoftë të afërt apo të largët. Pa mbushur mirë një shekull, një tjetër sundimtar i huaj do t’i imponohej trevave arbërore dhe ky ishte mbreti serb që do të vetëquhej më vonë “perandor i Romanisë, Sklavonisë dhe Arbërisë” Stefan Dushani[2]. Megjithatë principatat arbëreshe do të ruanin autonominë e tyre dhe do të përpiqeshin vazhdimisht të zgjeroheshin në dëm të fqinjëve, siç është rasti i Principatës së Balshajve, por edhe i të tjerëve Topiajve, Muzakajve etj. Turqit shfaqen fillimisht në jug të trevave shqiptare, duke u thirrur nga bujarët e ndryshëm si mercenarë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ushtarake midis tyre. Në rastin tonë konkret prej burimeve dokumentare marrim vesh se janë thirrur Turqit më 1358 në këto zënka, e më pas nga sundimtari serb i Janinës Thoma Preljuboviçi më 1380, që kishte një urrejtje patologjike kundrejt shqiptarëve[3]. Ndërkaq përpara se të ndërhynin ushtarakisht në Ballkan, osmanët nëpërmjet bizantinëve të islamizuar kishin filluar të ndërhynin në punët perandorake me sulltan Orhanin (s. 1326-1360)[4]. Po ashtu gjeneralë kompetentë osmanë kishin përgatitur një fushatë ushtarake efikase për të ndërhyrë në Ballkan, e cila u zbatua dhe u kompletua brenda 15 muajve pas hipjes në fron të sulltan Muratit I (s. 1360-1389). E gjithë Traka me kështjellat e saj kyçe dhe rrafshinën e saj që shtrihej deri në këmbët e maleve Ballkan ra në duar të osmanëve[5], duke ia ngushtuar edhe më tepër frymëmarrjen asaj çka kishte mbetur nga mbeturinat e Perandorisë Bizantine dhe duke i bërë më të dukshme synimet e tyre për shkatërrimin e saj dhe për futjen nën kontroll të pjesës tjetër të Ballkanit. Kryqëzata e katërt më 1204; e cila nuk mbërriti kurrë në Vendet e Shenjta, degjeneroi në plaçkitjen e Konstandinopojës nga kryqtarët dhe shumë ngjarje të tjera që pasuan ndarjen e madhe midis dy kishave të krishtera më 1054, bëri që një kronist bizantin të shënonte: “Saraqenët janë të mirë dhe të mëshirshëm në krahasim me këta njerëz që mbajnë mbi shpatulla kryqin e Krishtit”.[6] Megjithë përpjekjet e perandorëve bizantinë për të arritur në një marrëveshje me pjesën tjetër perëndimore ndaj rrezikut të dukshëm osman, nuk u arrit që ndonjë marrëveshje e nënshkruar të zbatohej konkretisht, porse më tepër u thellua ndarja midis krishterimit lindor ortodoks dhe atij latin perëndimor. Më 1425 përballë delegatit papnor, një funksionar i lartë bizantin deklaroi se: “Më mirë të shihet çallma turke në mes të kryeqytetit, sesa mitra latine”[7]. Perandori Jan Paleologu mundej të gjente aleatë vetëm duke premtuar nënshtrimin e Grekëve ndaj Kishës Romane. Përpjekjet për “kryqëzata” të tjera e veçanërisht kundër osmanëve u ndërlikuan më tepër kështu nga konflikti ndërmjet Kishave Greke dhe Latine, gjendje e cila pasqyrohet shumë qartë në një letër të poetit të shquar italian Petrarkës drejtuar Papës Urban: “Osmanllinjtë janë thjesht armiq, por Grekët skizmatikë janë më keq se sa armiqtë”[8]. Ndërkohë që muret e Kostandinopojës binin në duart e turqve osmanë vetë krishterimi latin përjetoi një krizë të fuqishme, kur tre papë njëkohësisht pretendonin fronin e Shën Pjetrit, i cili u zhvendos nga Roma për në Avinjon[9]. Kjo ishte pak a shumë ajo çka po ndodhte përreth arbëreshëve, të cilët nuk mund të arrinin të gjenin ndonjë mbështetje të sigurt, qoftë në Bizantin ortodoks, qoftë në Perëndimin latin, të cilët edhe vetë ishin të copëzuar në mbretëri e principata. Po ashtu ishte kjo gjendje e nderë paaftësie e Papatit, që nuk arriti t’i sigurojë mbështetjen e duhur në Perëndim Skënderbeut e Huniadit, kur atyre iu desh që të luftonin gati të vetëm kundër osmanëve, që përbënin fuqinë më të madhe të kohës. Kështu është viti 1385, kur me marrjen e Serresit, Ohrit dhe Manastirit fillon vendosja e Osmanëve në trevat e sotme shqiptare. Beteja e Fushë-Kosovës më 1389 do t’i jepte fund rezistencës efektive të organizuar të princave ballkanas, e cila do të pasohej vetëm nga bujari arbëresh Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur nga osmanët Skënderbej, si dhe nga Gjon (Janko) Huniadi. Janë dy beteja të rëndësishme, që i dhanë të drejtën osmanëve të mbizotëronin në Ballkan dhe të zhduknin pak nga pak rezistencën e popujve dhe të princave ballkanas. Zvarritja dhe pakësimi i ndihmës së premtuar nga Perëndimi, por edhe kushtet tej mase të favorshme për paqe të ofruara nga Murati II bënë që mbreti Vladislau i Hungarisë ta ratifikonte traktatin me osmanët në Seghedin. I ndodhur përballë propozimeve të favorshme Vladislau e nënshkroi traktatin në korrik 1444[10]Ky traktat u thye me nxitjen e përfaqësuesit papnor pranë oborrit mbretëror hungarez kardinal Cezarinit pak ditë pas nënshkrimit. E gjitha kjo çoi në përplasjen e osmanëve dhe hungarezëve në betejën e Varnës, ku mbreti Vladislau vritet gjatë betejës dhe demoralizimi që ngjalli vdekja e mbretit shumë shpejt u shndërrua në panik dhe arratisje të përgjithshme nga sytë këmbët[11]. Në historinë e betejave kundër osmanëve humbja në Fushën e Mëllenjave, më 1448, do të thoshte fundi i ofensivave të ndërmarra nga popujt evropianë[12]. Në këtë situatë janë të kuptueshme përpjekjet e Huniadit për të arritur një normalizim të përkohshëm të marrëdhënieve me Perandorinë Osmane. Më 20 nëntor 1451 u arrit një armëpushim trevjeçar. Kushtet e armëpushimit nuk qenë dhe aq të favorshme për ta, megjithatë Osmanët i premtuan Hungarisë, Serbisë dhe Raguzës paqe për të gjithë periudhën e rënë në ujdi[13]. Pas kësaj periudhe qetësie Huniadi do t’i vazhdonte përsëri fushatat e tij antiosmane, por më 11 gusht 1456, në një kamp pranë Zemunit (pranë Beogradit të sotëm) vdes Gjon Huniadi, i vrarë nga epidemia[14] dhe mbyllet kështu një kapitull i rëndësishëm i rezistencës antiosmane, e cila do të vazhdohet edhe për pak kohë nga Gjergj Kastrioti. Skënderbeu sipas të gjitha burimeve historike kishte arritur të merrte një edukim në oborrin e sulltanit osman në trupat e jeniçerëve. Për të ardhur më 28 nëntor 1443, kur Skënderbeu shpall në Krujë shkëputjen nga vasaliteti osman dhe e shpall Krujën kryeqendrën e zotërimeve të tij. Pak muaj më pas në mars 1444 të këtij viti zhvillohet Kuvendi i Besëlidhjes shqiptare të Lezhës dhe si kryetar i saj zgjidhet Skënderbeu. Më pas menjëherë ky i fundit filloi të ushtrojë presion mbi bujarët e tjerë arbëreshë, duke ndjekur politikën e dobësimit të tyre në favor të principatës së vet dhe për pasojë zotërimet e këtyre bujarëve të shkriheshin në Principatën e Kastriotëve[15]. Pas rrethimit të parë të Krujës, i cili do të ishte një sukses i ndjeshëm për Skënderbeun, si pasojë e masave centralizuese që mori ai, jo vetëm feudalët e vegjël, por edhe feudalë të tjerë të mëdhenj, si Muzakët, Topiajt, Balshajt e humbën gradualisht pozitën e tyre si zotër feudalë të pavarur dhe principatat e tyre filluan të bashkohen me atë të Skënderbeut[16]. Kështu përballë kësaj politike centralizuese të Skënderbeut solli edhe dobësimin e asaj çka ishte arritur në Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, ku edhe i dolën haptazi kundra tij disa bujarë shqiptarë, bashkëpunëtorë shumë të afërt, si nipi i tij Hamza Kastrioti, Moisi Golemi, Gjergj Stres Balsha etj.[17], por që ata nuk patën sukses dhe ai arriti ta ruajë pushtetin me ndihmën e Raguzës.[18] Ndërkohë që po përgatiste Kuvendin e Dytë të Lezhës, Skënderbeu vdes i sëmurë rëndë në shtrat, duke i dhënë fund rezistencës së fundit zyrtare ndaj osmanëve në Ballkan. Po ashtu edhe përplasja osmano-venedikase për dominimin e bregdetit jonian dhe të Adriatikut tregoi për superioritetin osman. Me traktatin e 25 janarit 1479, Republika e Përndritur i lëshonte Portës së Lartë, Shkodrën, Krujën, Limnosin, Negropontin, si dhe Kepin e Magnës, në jug të Peloponezit[19]. Po në të njëjtin vit bie edhe Ulqini, të cilin ata ia dorëzuan çelësat e kalasë Ahmed pashë Hersegollit, vezir i Mehmed Fatihut. Mehmed Fatihu nga ana e tij e regjistroi si has të sanxhakbeut të Shkodrës[20]. Sulmet turke në Friuli arritën kulmin e tyre në vitin 1499. Në vitet 1500 e 1501 Venediku humbet njërin pas tjetrit një numër zotërimesh në Dalmaci, Shqipëri e Greqi: Modonin, Koronin, Navarinon, Durrësin. Në vitin 1502 po dukeshin shenjat e një paqeje mes Venedikut e Turqisë, që në fakt u nënshkrua në janar të vitit 1503. Kjo paqe rezistoi, mirë a keq, për tridhjetë vjet, duke mbyllur një periudhë të gjatë në të cilën pushteti venecian në gjirin e detit Adriatik erdhi vazhdimisht duke u rrudhur[21]. Fillimi i shek. XVI do t’i gjente të gjithë arbëreshët shumë shpejt nën sundimin osman dhe kështu do të niste një epokë e re për Arbërinë, e cila do të sillte më pas ndryshime rrënjësore për strukturën e popullatës dhe zhvillimet sociale.

b. Ndryshimi i strukturës konfesionale

Ndryshimi i strukturës konfesionale (besimeve) te shqiptarët qoftë të veriut dhe ato të jugut, pra, qysh nga Tregu i Ri që është pika më veriore e deri në Artë e në të gjithë Çamërinë ishte relativisht i ngadalshëm dhe mbetet një habi për të gjithë studiuesit për ndryshimet e mëdha që solli nga ana demografike për ndjekësit çdo feje. Pas futjes nën sundimin e osmanëve të të gjithë trojeve shqiptare, edhe të atyre pak qyteteve bregdetare që ishin nën kontrollin e venedikasve, u shoqërua natyrshëm edhe me ndryshimin e strukturës konfesionale në të gjithë vendin. Megjithatë na duhet të themi për hir të së vërtetës, se sundimi osman nuk ishte ai që solli kontaktet e para me Islamin, që ishte feja dhe doktrina shtetërore dhe ligjore e tyre. Kontaktet me Islamin të shqiptarëve janë shumë më të hershme se kaq. Një nga kontaktet më të hershme dhe që na ve më shumë në mendime është ekzistenca e Xhamisë së Mlikut, e cila sipas një dokumenti të ardhur nga Halepi i Sirisë daton rreth viteve 1205 e deri më 1291[22]. Pra, rreth një shekull më parë se të ndodhte, në mos dhe më tepër, Beteja e Fushë-Kosovës dhe të shfaqeshin turqit osmanë si fuqi e kohës. Sipas disa të dhënave historike kemi edhe rastin e Jakub Shpatës, një nga princat e parë shqiptarë që u kthye e u bë musliman. Hapat e parë drejt islamizimit masiv të shqiptarëve nuk janë bërë prej pushtetit osman siç mund të paraqitet rëndom nga historianët. Ato janë bërë prej tarikateve të ndryshme siç mund të përmendim bektashinjtë me Sari Salltëkun në Krujë, në Tetovë Kalkandelët dhe në Janinë teqeja e Sheh Hashimit, të cilët janë vendosur në territoret shqiptare para hyrjes së osmanëve[23]. Duhet pasur parasysh se për të krishterët ortodoksë dhe për muslimanët, integrimi me të krishterët katolikë ishte një poshtërim, rënie në një nivel më të ulët[24]. Vetë osmanët nuk kishin treguar ndonjë interes të veçantë ndaj prozelitizmit të popullsive të krishtera, si dhe përjashtimi i konvertimeve me dhunë nga pikëpamja shtetërore, i dha një kuptim të veçantë parullës së ortodoksëve bizantinë “Më mirë çallma turke, sesa tiara papale”[25]. Sipas të gjitha të dhënave historike ndryshimi i strukturës konfesionale nuk ka qenë i shpejtë dhe ndryshime të ndjeshme janë bërë pas më se një shekulli që sundimi osman zuri vend në trojet shqiptare. Ndërkaq me hyrjen e Mehmet Fatihut në Kostandinopojë, ai arriti një marrëveshje me Patriarkun Ortodoks Genad Skolarin, duke sjellë në jetë kështu sistemin e miletit osman, ku fillimisht përfshiheshin të krishterët armenë, ortodoksët, hebrenjtë dhe muslimanët. Disa historianë arsyet e konvertimit të shqiptarëve i shohin tek taksa e xhizjes, porse sipas regjistrave të xhizjes, në shek. XVI në Ballkan nuk kishte më tepër se 300 konvertime në vit[26]. Një numër jo-domethënës ky. Ndërkaq po të ishte kaq e madhe në sasi taksa e xhizjes, osmanët nuk do të kishin asnjë interes për ta konvertuar popullsinë e krishterë, porse do të kishin tendencën për të ruajtur atë gjendje për të vjelur vazhdimisht xhizjen. Ndërkaq në fqinjët tanë, ku mbizotëronte ortodoksia dhe marrëveshjet e sulltan Mehmetit u respektuan nga ana e shtetit osman deri ditën kur pushoi së qeni si shtet, nuk pati ndryshime të ndjeshme, kjo edhe për meritë të marrëveshjes së osmanëve me Patriarkanën. Kështu në gjysmën e parë të shek. XVI, Arbëria vazhdoi ta ruante fizionominë e saj të krishterë, procesi i islamizimit eci shumë ngadalë, gjë që tregon se qeveria osmane nuk ndoqi dhunën e drejtpërdrejtë për kthimin e të krishterëve në fenë islame dhe në sanxhaqet shqiptare shtëpitë e krishtera përbënin 98.3%, kurse ato muslimane 1.7%[27]. Ndërsa në gjysmën e dytë të shek. XVI kemi nga 84 qytetet kryesore ballkanike në 60 qytetet më të mëdha mbizotëronin ende të krishterët, ku ritme më të shpejta kanë qytetet shqiptare[28]. Ndërkaq feudalë të mëdhenj nuk u detyruan nga osmanët, që të kthenin fenë për të ruajtur zotërimet, porse u përshtatën me sistemin e ri të timareve dhe kështu në regjistrat osmanë do të gjesh deri në dy breza të tjerë timariotë të krishterë[29]. Një nga tezat e ngritura prej disa studiesve është ajo e kthimit me dhunë nëpërmjet sistemit të devshirmesë, ose e thënë më mirë të marrjes së të krishterëve dhe futja e tyre në repartet e jeniçerëve, apo në shkollat e larta sulltanore, ku përgatitetshin për të shërbyer në pallatet e sulltanëve, apo të funksionarëve të lartë shtetërorë osmanë. Megjithatë le të shohim se çfarë thonë shifrat, ndërkohë që rekrutimi bëhej një herë në tre vjet ose në shtatë vjet dhe merreshin 1.000-3.000 djelmosha[30] në të gjithë Ballkanin, ku kishte më tepër të krishterë. Me lejimin nga ana e Sulltan Muratit III në vitin 1582 të shtetasve muslimanë të inkuadroheshin në oxhakun e jeniçerëve, pushon së ekzistuari sistemi i devshirmesë. Sipas të gjithë të dhënave historike mesatarja e kësaj takse në vit shkonte 1.000 djem dhe nga fillimi i zbatimit të këtij sistemi në shek. XV e deri në fund të shek. XVI, numri i djemve të krishterë të rekrutuar është ndërmjet 200.000-300.000 vetëve. Pra, siç mund të shihet se edhe kjo tezë e humbet vlerën e vet nga pikëpamja kohore, e sipërfaqes së madhe gjeografike ku kryhej rekrutimi dhe nga pikëpamja numerike, që nuk përbën ndonjë rritje të ndjeshme të të konvertuarve. Të rekrutuarit e devshirmesë për disa vjet me radhë nën kujdesin e mësuesve më të mirë, merrnin një edukim jashtëzakonisht të zgjedhur, që përfshinte të gjitha disiplinat: sportive, ushtarake, intelektuale dhe artistike. Kjo gjë bëhej me qëllim që ata të përgatiteshin për t’u bërë të përsosur në të gjitha drejtimet, por duke zhvilluar njëkohësisht dhuntitë e veçanta të çdonjërit. Në të njëjtën kohë, ata formoheshin për të marrë përsipër të tëra detyrat shtetërore dhe për t’i kryer ato me frymën e nënshtrimit të plotë dhe të besnikërisë së patundur ndaj sulltanit. Në të vërtetë ata e ndërronin fenë, porse nuk humbisnin, përkundrazi përfitonin nga ky sistem dhe i mirëprisnin[31] të dërguarit osmanë që merreshin me rekrutimin e tyre. Ndërkaq popullsia e krishterë, veçanërisht ajo katolike, gjendej pa drejtuesit e saj, ose edhe ato priftërinj që ishin, ishin injorantë siç vërehet edhe nga studiues të huaj. Nga ana tjetër serbët nëpërmjet kishës svetisaviane i serbizonin të krishterët katolikë me dhunë, duke ua ndërruar deri edhe emrat dhe po ashtu vepronin edhe ortodoksët grekë, që për nga pikëpamja e miletit nuk përbënin ndonjë ndryshim të madh për sundimin osman, sepse i nënshtroheshin Patriarkanës. Duke u gjendur para presioneve të tilla ku “...deri në katër mijë frymë të krishtera me një prift të vetëm keqbërës, konkubinar dhe që jep shembull të keq”[32], nuk është për t’u habitur se si zona të tëra pak nga pak filluan të islamizohen. Pra, arsyet janë komplekse dhe nuk mund të jenë thjesht ato që janë paraqitur si presion i padurueshëm i të ashtuquajturit pushtim osman. Megjithatë një fakt domethënës është se në vendet e tjera të Ballkanit si grekët, serbët, malazezët dhe rumunët, megjithëse janë fqinjët tanë dhe kanë qenë nën sundimin osman gjithashtu, nuk shihet të ketë pasur konvertime në ndonjë numër të ndjeshëm. Ndërkaq zona të tëra në jug dhe në veri të trojeve shqiptare e kanë ruajtur identitetin e tyre të krishterë, katolik apo ortodoks. Debatit të islamizimit mund t’i sillnim edhe argumente të tjera, porse këto janë ato më kryesoret dhe më të debatueshmet në opinionin publik dhe fundja kaq na lejon vendi.



[1] “Historia e Popullit Shqiptar”, vëll. 1, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, fq. 240.
[2] Po aty, fq. 276.
[3] “Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV (Burime Bizantine)”, Përg. Koço Bozhori, U.SH. Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1967, fq. 25-26.
[4] “Histori e Ballkanit”, Georges Castellan, Sh.B. Çabej, fq. 58.
[5] “The Ottoman Centuries: The rise and fall of the Turkish Empire”, Lord Kinross, Harper Collins Publishers, New York - USA 2002, fq. 45-46.
[6] “Histori e Ballkanit”, Georges Castellan, Sh.B. Çabej, fq. 42.
[7] Po aty, fq. 37.
[8] “The Ottoman Centuries: The rise and fall of the Turkish Empire”, Lord Kinross, Harper Collins Publishers, New York - USA 2002, fq. 46.
[9] The battle for God, A history of Fundamentalism, Karen Armstrong, Ballantine Books, New York 2001, USA, fq. 61.
[10] Mureşanu, Camil. Janko Hunyadi- Mbrojtës i Krishterimit, Sh.b. 55, Tiranë 2008, fq. 117
[11] Po aty, fq. 128.
[12] Po aty, fq. 202.
[13] Po aty, fq. 213.
[14] Po aty, fq. 241.
[15] Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, Sh. B. Luarasi, Tiranë 2001, fq. 135.
[16] Po aty, fq. 136.
[17] Po aty, fq. 137.
[18] Historia e Perandorisë Osmane, nën drejtimin e Robert Mantranit, Dituria, Tiranë 2004, fq. 83.
[19] Po aty, fq. 105.
[20] Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje: Kosovë, Mal i Zi, Ohër. Sh.b. 55, Tiranë 2008, fq. 38.
[21] Nadin, Lucia. Shqiptarët në Venedik- Mërgim e integrim 1479-1552, Sh.B. 55, Tiranë 2008, fq. 81.
[22] “Në gjurmët e faltoreve të vjetra”, Fatri Maqellara, Qytetërimi Islam, buletin periodik, nr. 1/1999, fq. 9.
[23] Kujtime, v. I (1885-1912), Eqerem bej Vlora, Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, Tiranë 2001, fq. 207.
[24] Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Jack Le Goff, Botimet Toena – Fondacioni Soros, Tiranë 1998, fq. 182.
[25] Historia e Perandorisë Osmane, nën drejtimin e Robert Mantranit, Dituria, Tiranë 2004, fq. 283 dhe fq. 285.
[26] Po aty, fq. 285.
[27] Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit 1506-1839, fusha fetare I, Petrika Thëngjilli, Tiranë 2002, fq. 25-26.
[28] Po aty, fq. 38.
[29] Zgjimi kombëtar shqiptar, Stavro Skëndi, Phoenix & Shtëpia e Librit, Tiranë 2000, fq. 18.
[30] Historia e Perandorisë Osmane, nën drejtimin e Robert Mantranit, Dituria, Tiranë 2004, fq. 283 dhe fq. 170; dhe “Histori e Ballkanit”, Georges Castellan, Sh.B. Çabej, fq. 117.
[31] Historia e Perandorisë Osmane, nën drejtimin e Robert Mantranit, Dituria, Tiranë 2004, fq. 136.
[32] Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, V. III (1603-1621), përg. Injac Zamputi, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1989, fq. 37.

ARKİTEKTI MEHMET SEDEFQAR


ARKİTEKTI MEHMET SEDEFQAR
Është marrë si devshirme nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxënësi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në vitet 1597–1598 u caktua drejtor i përgjithshëm i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Sedefqar Mehmet Aga ishte arkitekt i 40 çezmave të ndërtuara në Elbasan.
Arkitekti Sedefqar Mehmet Aga ishte një student i Mimar Sinanit, arkitekti më i madh i arkitekturës klasike turke. Pas vdekjes së tij, mori pishtarin nga mjestri i tij. Ai zbatoi një plan të përdorur më parë nga mjeshtri i tij, arkitekt Sinani, por në një shkallë më të madhe.
Kryevepra monumentale e tij është Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu) e Stambollit e ndërtuar në vitet 1609-1616. Punimet për ndërtimin e kësaj xhamie zgjatën 7 vjet. Zbukuruar me më shumë se 20.000 pllaka me ngjyrat, blu, të gjelbër dhe të bardhë edhe kupola e xhamisë është zbukuruar me punë të detajuar me laps. Ndriçuar me dritare të panumërta, xhamia ka ngjyrën blu, kështu quhet, për këtë arsye quhet Xhamia Blu e cila aq shumë vizitohet. Deri në fillim të shekullit XIX xhamia shërbente si pikënisje e pelegrinëve për haxhillëk në Mekë.


Sakrifica e Sulltanit për Klubin shqiptar që organizoi Kongresin e Manastirit

Sakrifica e Sulltanit për Klubin shqiptar që organizoi Kongresin e Manastirit

“Me të formuar në Manastir, Klubi i Shqiptarëve “Bashkimi”, ata e informuan me telegram Sulltanin e Perandorisë Osmane. Ata kërkonin ndihmë financiare për realizimin e qëllimeve të tyre. Mirëpo për shkak të hyrjes në fuqi të kushtetutës, kompetencat absolute të Sulltanit i takonin së kaluarës. Buxheti i shtetit tani aprovohej nga parlamenti, i cili parlament po ashtu e zgjidhte edhe qeverinë. Prandaj Sulltani për ta ndihmuar financiarisht këtë klub, në një kohë sa më të shkurtër, kishte vetëm një mundësi legale. Ajo mundësi ishte financimi i klubit shqiptar nga pasuria e tij personale. Me këtë rast Sulltani i dërgoi klubit të Manastirit 100 lira nga pasuria e tij personale. ”
Sqarim:
– 100 lirat në llogari të klubit të Manastirit u dërguan më 18 gusht 1908. Në përllogaritje me kalendarin e sotëm kjo datë i bie diku më 1 shtator 1908.
– Shuma prej 100 lirash në përllogaritje të sotme ka vlerë 400.000 dollarë.


Burimi:  “Diturija”, Lumo Skendo ( M.Frashëri), 1 Janar, 1909.

22 Kasım 2015 Pazar

Dita e t'folmes shqip!

Dita e t'folmes shqip!
Zoti i krijoi kombet dhe gjuhët. E shkronjat i la vegla që kombet të ofrohen përmes komunikimit duke e respektuar ndryshueshmërin! Kombi shqiptar sot rikujton alfabetin shqip. Alfabet që ka synuar forcimin e kombit tonë dhe formimin e kuluturës sonë gjuhësore të nisur nga dijetarët dhe atdhetarët shqiptar!
Reflektim; Hoxhë Hasan Tahsini 50 vite para abetares zyrtare propozojë Abetaren shqip! Burrat të cilët kishin skalitur në edukimin e tyre vlerat kombëtare e fetare ishin prijëtar të proceseve!
Perandoria Osmane, 200.000 musliman shqiptarë gjatë faljes së namazit të xhumasë, së bashku me Sulltan Mehmedin V, në Kosovë, viti 1911.
Ottoman Empire, 200.000 Albanian Muslim at the Friday Prayer with together Sultan Mehmed V in Kosovo.
Kosova Meydanında Sultan Mehmed Reşad'la Birlikte Cuma Namazını Eda Eden 200.000 Arnavut Müslüman, yil 1911.






https://www.youtube.com/watch?v=NZSxu-UKLV8
Keshillat e te urtit Llukman drejtuar djalit te tij :
Djali im,kalova prane shume Pejgambereve dhe fitova
prej tyre tete urtesi :
-kur te jesh ne namaz ,ruaje zemren tende
-kur te jesh ne tubime me njerez ,ruaje gjuhen tende,
-kur te jesh ne shtepite e tyre ,ruaje shikimin tend -kur te hash ruaje barkun -lukthin tend
Dy gjera mos i permend kurre:
-te keqen qe ta ben dikush dhe -te miren qe ia ben dikujt
Dy gjera mos i harro kurre:
-Allahun e Madheruar dhe -Ahiretin -shtepine e perhershme
Djali im,kam bartur gur dhe hekur,mirepo nuk kam
gjetur asgje me te rende se borxhi.

:)


21 Kasım 2015 Cumartesi

Kitab oku!
Lexo libra!








Ahlak güzel olan 
Her yaşta güzeldir!
Morali eshte i bukur
Ne cdo moshe eshte e bukur!






ARNAVUTLUK’TA TÜRKÇE ÖĞRETIMI

İnsanlar topluluklar halinde yaşarlar. Birbirlerine karşı duygu ve düşüncelerini ifade etmek suretiyle anlaşmak en tabii ihtiyaçlarındandır. Aynı milletten kimseler anadillerini kullanarak kolayca anlaşabilirler. Farklı milletlere mensup insanların birbirleri ile konuşabilmeleri için ortak bir dil kullanmaları gerekir. Bu durum bir taraf veya her iki tarafın bir yabancı dil öğrenmesi ile mümkün olabilir.

İnsanların tek başına yaşayamadıkları gibi ülkeler de tek başlarına ve başka ülkelerleçeşitli şekillerde ilişkilerde bulunmadan yaşayamazlar. Her ülke başkaları ile siyaset,ticaret, ilim v.b. konularında alışverişlerde bulunmak zorundadır. Ülkeler arasındakiilişkiler de dil vasıtası ile gerçekleştirilir. Yabancı dil konusunda eğitim alan kişilermilletleri adına diğer milletlerle münasebetlerde iletişimi sağlarlar. İletişim,insanlığın başlangıcıyla başlayan ve insanlar tarafından geliştirilen dinamik bir süreçtir. Çünkü insan, doğduğu günden itibaren çevresiyle ve diğer insanlarla etkileşim halinde olan,onlara iletiler gönderen veya onlardan iletiler alıp bu iletileri yorumlama ve anlamlandırma yeteneklerine sahip olan, ayrıcalıklı ve sosyal bir varlıktır.( Yalçın, 2007, 749.) Bu yüzden her ülkede ihtiyaç duyulan yabancı dillerin öğretimiyapılmaktadır.
 Günümüzde teknolojik ilerlemelerle beraber ulaşım ve haberleşme imkanlarınıngelişmesi sonucunda ülkeler arasındaki münasebetler de çoğalmış ve bu durum yabancıdillere olan ihtiyacı daha da artırmıştır. İnsanların birbirleriyle olan iletişimi geliştikçe kültürler
arası alışveriş de artmaktadır, dolayısıyla kültürel değerlerle harmanlanmışyeni bir dünya düzeni gelişmeye başlamıştır. Bu düzen, farklı kültürlerin birbirlerinidaha iyi tanımasını zorunlu kılmaktadır. (Akçadağ, 6.s.)
Türkiye ve Arnavutluk tarihi ve kültürel bağları olan ve aynı coğrafyada bulunan ülkelerdir. Bu özellikleri ile ve yukarıda belirttiğimiz sebeplerle Arnavutluk’ta Türkçeöğretimi yapılmaktadır. Arnavutlar Balkanların güneybatısında yaşayan ve uzun tarihigeçmişi olan bir millettir. Arnavutluk Fatih Sultan Mehmet tarafından Osmanlı Devleti sınırlarına katılmıştır. Halkının büyük bir kısmı İslam dinini kabul etmiş ve Türkidaresini benimsemekle kalmamış yetiştirdiği birçok devlet adamı ile yönetime ortakolmuştur. Aynı şekilde ilim ve sanat alanında da Osmanlı Devleti’nin ilerlemesinde
emeği geçen Arnavut alim ve sanatkarlar vardır. Kanuni dönemi büyük şairlerindenTaşlıcalı Yahya Bey, İstanbul Üniversitesi’nin önemli isimlerinden Hasan Tahsin veTürk Dili ve Edebiyatı alanında önemli çalışmalara imza atan Şemseddin Sami hemenherkesin tanıdığı Arnavut simalardır.Balkanların Osmanlı yönetimine girmesinden sonra Türkçe ortak bir dil olarak bölgedeki dilleri etkilemiş ve birçok Türkçe kelime Balkan dillerinde kullanılmaya başlanmıştır. Son çalışmalar, Arnavutçadaki Türkçe kelimelerin sayısının 5.000civarında olduğunu göstermektedir.
(İyiyol, 625. s.)
Diğer Balkan dillerinde de busayıya yakın Türkçe kelimeler yar alır. Bölgede zaman içinde Türkçe,
konuşulupyazılan bir dil haline gelmiştir. Boşnak ve Arnavut şair ve yazar lar tarafından çok
sayıda Türkçe eser meydana getirilmiştir. Türkçe bilmek eğitimli ve medeni olmanın birölçüsü sayılır hale gelmiştir.
 Osmanlı Devleti’nin dağılması ile 1912 yılında bağımsız olarak kendi yönetiminikuran Arnavutluk’ta Osmanlı eğitim kurumlarında yetişen aydınlarla beraber Türkçe  bilenlerin sayısı oldukça fazlaydı. Buna ek olarak yeni tesis edilen eğitim sistemi içinde İmam -Hatip Okulu tarzındaki okullar İşkodra, Berat, Tiran, Elbasan gibi şehirlerde faaliyet gösteriyorlardı. 1924 yılında Arnavutluk Müslüman Komitesi’nin kurulması ve  bu kuruma bağlı Tiran’da yeni bir medresenin açılması ile burada 1945 senesine kadar yabancı dil olarak Arapça, Türkçe, Farsça, daha sonra da İngilizce, İtalyanca gibi diller okutuluyordu. 1945`ten sonra bu medreselerde 1964 senesine kadar sadece Arapça ve Rusça yabancı dil olarak okutuldu. 1963 yılında, 1949 anayasasında yapılan değişiklikler sonucu ibadetlere büyü ölçüde kısıtlama getiridi ve nihayet 1964 yılında Tiran Medresesi kapatıldı. (Truçi, 2010, 10.s.) Böylece resmi eğitim kurumlarında Türkçe öğretimine son verilmiş oldu.

Halbuki Arnavutluk’ta Türkçe öğretimine diğer birçok ülkeden daha fazla ihtiyaç  bulunmaktaydı. Her şeyden önce Arnavutluk tarihi ile ilgili kaynaklar , nüfus, askerlik,tapu, vergi ve mahkeme kayıtları gibi devletin hafızası durumundaki evraklar Osmanlı Türkçesi ile yazılmış durumdaydı. Arnavutluk’un bağımsız bir devlet olması Osmanlı yönetimine duyulan bir memnuniyetsizlikten dolayı çıkan kargaşa sonucunda gerçekleşmemişti. Osmanlı Devleti’nin zayıflamasından dolayı Arnavutlar kendi idarelerini kurmak noktasına gelmişlerdi. Bu yüzden iki millet arasında yaşanan tatsız  bir olay bulunmuyordu ve iyi ilişkilerin devamı için bir engel yoktu. Tarihi beraberlik ve coğrafi şartlar Türkiye ile Arnavutluk arasında siyasi, ticari ve kültürel ilişkilerin devamını gerekli kılıyordu.Komünizm döneminde Tarih Enstitüsü’nde (Institutıt te Historise) Vexhi Buharaja ve Muqerem Janine, Devlet Arşivi’nde (Arkivin Qendror te Shtetit) Jonuz Tafilaj, Haki Sharofit ve Andrea Sahatçiut, Milli Kütüphane’deki (Biblioteke Kombetare) Albanoloji Balkanoloji Bölümü’nde (Albanlogji Balkanolgjise) Zuber Bakiut Osmanlı dönemine ait belge ve kitaplar ile ilgili önemli çalışmalar yaptılar. (Egr, 2007, 107-108.s.) Bu çalışmalar daha önceki dönemlerde elde edilen birikimler sayesinde yapılabildi. Çalışmaların devamı için yeni neslin de Türkçe/Osmanlıca öğrenmesi gerekiyordu. Bu derece ihtiyaç bulunduğu halde yönetimin Türkçe öğretimi için bir çaba göstermemesi garip bir tezat olarak devam ediyordu. Nihayet 1969 yılında Muqerem Janina ve Vexhi Buharaja tarafından Osmanlıca kursu açıldı. (Dritan, 2007, 108.s.) Tiran Üniversitesi Tarih-
Coğrafya Bölümü’nde 1970
-
1971 öğretim yılından itibaren Türkçe kursları açılmaya başlandı. Shaban Çollaku tarafından verilen Türkçe dersleri değişik zamanlarda teşkil edilen gruplarla devam etti. Bu kurslara katılarak Türkçe öğrenen isimlerden bazıları şunlardır: Aida Vishko, Stefan Vuçani, Dashuri Murati,Hajro Limaj, FertDuka, Nezir Bata, Kujtim Noro, İllirija Çaushi, Fatmir Mata, Kozeta Farmaqi, Ahmet Koka, Genciana Abazi Egro, Dritan Egro ve Lindita Latifi. Bu isimlerden Ferit Duka, Nezir Bata, Dritan Egro ve Genciana Abazi Egro lisansüstü eğitimlerini Türkiye’de yapmışlardır.
 Ankara Üniversitesi öğretim üyesi Prof. Dr. Hamza Zülfikar 2-10 Haziran 1991

tarihleri arasında görevli olarak Arnavutluk Tiran Üniversitesini ziyaret etti. Burada Şemsettin Sami üzerine bir konferans verdi. (Küçük, 2009,) 1990 yılından itibaren demokrasiye geçilmesi ile beraber Arnavutluk’ta daha düzenli  bir Türkçe öğretimi yapılmaya başlanır. Bu çalışmaları yükseköğretim, ortaöğretim, kurslar ve diğer şekillerde Türkçe öğretimi olarak ayrı ayrı inceleyeceğiz.