23 Kasım 2015 Pazartesi

Sakrifica e Sulltanit për Klubin shqiptar që organizoi Kongresin e Manastirit

Sakrifica e Sulltanit për Klubin shqiptar që organizoi Kongresin e Manastirit

“Me të formuar në Manastir, Klubi i Shqiptarëve “Bashkimi”, ata e informuan me telegram Sulltanin e Perandorisë Osmane. Ata kërkonin ndihmë financiare për realizimin e qëllimeve të tyre. Mirëpo për shkak të hyrjes në fuqi të kushtetutës, kompetencat absolute të Sulltanit i takonin së kaluarës. Buxheti i shtetit tani aprovohej nga parlamenti, i cili parlament po ashtu e zgjidhte edhe qeverinë. Prandaj Sulltani për ta ndihmuar financiarisht këtë klub, në një kohë sa më të shkurtër, kishte vetëm një mundësi legale. Ajo mundësi ishte financimi i klubit shqiptar nga pasuria e tij personale. Me këtë rast Sulltani i dërgoi klubit të Manastirit 100 lira nga pasuria e tij personale. ”
Sqarim:
– 100 lirat në llogari të klubit të Manastirit u dërguan më 18 gusht 1908. Në përllogaritje me kalendarin e sotëm kjo datë i bie diku më 1 shtator 1908.
– Shuma prej 100 lirash në përllogaritje të sotme ka vlerë 400.000 dollarë.


Burimi:  “Diturija”, Lumo Skendo ( M.Frashëri), 1 Janar, 1909.

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder