23 Kasım 2015 Pazartesi

ARKİTEKTI MEHMET SEDEFQAR


ARKİTEKTI MEHMET SEDEFQAR
Është marrë si devshirme nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxënësi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në vitet 1597–1598 u caktua drejtor i përgjithshëm i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Sedefqar Mehmet Aga ishte arkitekt i 40 çezmave të ndërtuara në Elbasan.
Arkitekti Sedefqar Mehmet Aga ishte një student i Mimar Sinanit, arkitekti më i madh i arkitekturës klasike turke. Pas vdekjes së tij, mori pishtarin nga mjestri i tij. Ai zbatoi një plan të përdorur më parë nga mjeshtri i tij, arkitekt Sinani, por në një shkallë më të madhe.
Kryevepra monumentale e tij është Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu) e Stambollit e ndërtuar në vitet 1609-1616. Punimet për ndërtimin e kësaj xhamie zgjatën 7 vjet. Zbukuruar me më shumë se 20.000 pllaka me ngjyrat, blu, të gjelbër dhe të bardhë edhe kupola e xhamisë është zbukuruar me punë të detajuar me laps. Ndriçuar me dritare të panumërta, xhamia ka ngjyrën blu, kështu quhet, për këtë arsye quhet Xhamia Blu e cila aq shumë vizitohet. Deri në fillim të shekullit XIX xhamia shërbente si pikënisje e pelegrinëve për haxhillëk në Mekë.


Hiç yorum yok:

Yorum Gönder